Vettingu, Xhafaj: Jo kleçka letrash, por një polici e paprekur nga krimi

Policia e Shtetit ka nderuar në Varrezat e Dëshmorëve, 222 policët e rënë në krye të detyrës, në Ditën e Dëshmorëve. I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është shprehur se kjo është dita që simbolizon sakrificat sublime të shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

”Në këtë ditë, ne i bëjmë homazh veprës së pavdekshme të atyre që dhanë jetën e tyre për kauzën kombëtare. Sakrifica e tyre ndonëse nuk ka çmim, mbetet një frymëzim i përhershëm për ne. Qetësinë dhe sigurinë për jetën dhe pasurinë e qytetarëve në kohë të ndryshme, e kanë paguar me jetët e tyre edhe 222 punonjës policie”,-tha Xhafaj.

Duke u ndalur më gjatë tek Vettingu, edhe njëherë ministri Xhafaj ri-theksoi se qëllimi nuk është që përmes kleçkave procedurale të dokumentacionit të penalizohen punonjës të policisë, por të jetë një proces i paanshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është gjithë siguria ligjore dhe vullneti im si ministër që procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën të jetë një proces i paanshëm, objektiv dhe i barabartë, por dhe mirëkuptues me vështirësitë e të djeshmes sidomos me punonjësit e thjeshtë të trupës policore e Gardës së Republikës. Ne synojmë që ky proces të evidentoj dhe të largojë nga radhët e policisë elementët, sidomos në nivele drejtuese, të cilët direkt ose indirekt janë të lidhur apo në shërbim të krimit, janë të korruptuar, apo edhe të paaftë profesionalisht”,-tha Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa nënvizon se Vettingu është e vetmja rrugë që shumica dërrmuese e kësaj trupe të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, ”nga ata që e përbaltën policinë, e braktisën dhe iu vetdorëzuan ilegalitetit dhe krimit. Këta janë ata që sot sulmojnë Policinë, me zë e me vepra, që u japin oksigjen grupeve kriminale. JO NE”,tha më tej ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Duke folur për kanabisin, ministri theksoi se është meritë e punës dhe e sakrificës së strukturave të Policisë, ”që sot Shqipëria përfundimisht është një vend jashtë hartës së vendeve ku mbillet e kultivohet kanabis”.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?