VIDEO/ Alibeaj: Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Ja pyetjet që presin përgjigje prej tij

Duke marrë shkas nga heshtja e qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e forta ndaj tij dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka, ish-deputeti demokrat Enkelejd alibeja deklaron se Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve.

“Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?

Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë.  Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali”, shprehet ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak ditë më parë, në një dalje për mediat nga Selia e PD-së, Enkelejd Alibeaj hodhi akuza të forta kundrejt ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit Rama.

Ai tha se ministrja Xhaçka ka zhvilluar një tender për blerjen e paketa në ndihmë të familjeve në nevojë dhe materiale mbrojtëse për Forcat e Armatosura me vlerë 1.5 mln euro.

Sipas Alibeajt, pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kishte një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” sh.p.k.

Ai pyet nëse kjo kompani e ka eksperiencën e nevojshme për këtë fushë dhe pyet se sa vite eksperiencë ka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?