FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Protestat në Shkodër, Edi Rama anulon vizitën

Deputeti i Shkodrës Bardh Spahia me protestuesit konfirmon se Rama e ka anulluar vizitën e paralajmëruar për sot në Shkodër nga frika e përballjes me qytetarët.

Spahia thotë në video se këta janë të rinjtë dhe të rejat që e detyruan kryeministrin Rama të mos vijë në Shkodër. I bëjmë thirrje të vijë e të përballet me qytetarët e Shkodrës. Të mos trembet!” përfundon me ironi Spahia.

Ndërkohë sfond dëgjohen thirrjet e qytetarëve për Ramën, ‘ftesa” e tyre: hajde, hajse në Shkodër, se ta tregojmë ne!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Revolta e shkondranëve ndaj kryeministrit u nxit nga indiferenca me të cilën Rama e trajtoi situatën e rëndë të përmbytjeve në këtë qark muajin e kaluar, përmbytje e shkaktuar kryesisht nga shkarkimet e KESH-it. Rama dërgoi atje vetëm forcat e ushtrisë dhe thuajse asnjë zyrtar i lartë i qeverisë nuk e mbështeti pushtetin lokal dhe nuk shpalli gjendjen  e jashtëzakonshme për javë me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?