VIDEO/ Selami- Bashës: Hape partinë dhe tërhiq draft-statutin, por salla reagon…

Eduart Selami, ish-Kryetar i Partisë Demokratike, tha se edhe në momentet më të vështira kur jemi ndarë nga njëri-tjetri, ajo që na ka bashkuar janë vlerat që ndajmë bashkarisht.

“U bëmë partia më e suksesshme në fillimet tona, madje më të suksesshmit në të gjithë vendet ish-komuniste të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga viti 1995 kemi probleme me demokracinë e brendshme, me respektimin e anëtarëve, me respektimin e statutit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatkeqësisht statuti po kthehet në problemin tonë.

Kryetari do të zgjedhi, sërisht do të kemi listat e kryetarit. Statuti e kthen partinë në funksion të kryetarit.

Më vjen keq që në statut përmendet disa herë fjala përjashtim. Hapeni Partinë Demokratike, bëni analizën e zgjedhjeve, keni humbur dy palë zgjedhje, tërhiq draft-statutin, pasi është më i keqi në gjithë historinë e PD-së.

Kjo është qeverisja më e keqe në historinë e PD-së, por ne nuk ngjallim shpresë”, tha Selami në fjalën e tij, ndërsa disa herë ka pasur reagime nga salla.

©

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?