VIDEO/ Tahiri sulmon Xhafajn: Tmerr, kur e degjon të vjen të ikësh nga Shqipëria!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në akuzat e tij të rënda ndaj gjithë politikës shqiptare, tashmë si qytetar i thjeshtë, ka sulmuar edhe kolegun e tij socialist, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj si një prej atyre që po i nxin faqen vendit të vet në Evropë. Teksa ka sulmuar opozitën, Tahiri nuk ka kursyar as Xhafën dhe as ambasadorët e huaj.

” Vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që të paktën për turpin tim, na duartrokisnin mbi kokë, – tha Tahiri në konferencën e shtypit. – Tani do të bëjnë Vetingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë parë në 30 vite politike. Shumë mirë, të pastrohet Policia, jam shumë dakord, por kjo nuk bëhet brenda ditës dhe as me Veting, se janë mbi 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva për korrupsion, shkelje të ligjit, abuzim me detyrën. Ishte shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë po këtë s’e thotë njeri.

Po unë pyes: Pas drejtësisë, pse s’e filluam nga vetja ne me Vetingun, depuettë, ministra, zëvendësministra, drejtorë?! Pas gjykatësve e prokurorëve, pse s’e filluam nga vetja?! Nga politika. Unë po hetohem dhe besoj se kjo është kaluar çdo Vetingu ma do mendja dhe palaçot që kanë qeverisur 25 vjet  vazhdojnë t’i mbajmë në kurriz duke bërë moral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrinë e dëgjojnë garat se kush e kap peshkun më të madh, kush e kap peshkun më të madh, ca thonë bandat në pushtet, ca në parlament, ambasadorët lart e poshtë flasin për mafiozë, Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizor, një tmerr që të largohesh e të marrësh valixhet…Ka më shumë kriminelë në Itali, por askush nuk flet kështu. Ka më shumë në Greqi po përsëri nuk flasin kështu në televizor. Ka më shumë drogë, vrasje, prostitucion, kriminalitet, në thuajse çdo vend të Evropës  sesa në Shqipëri po askush nuk ia nxit faqen vendit të vet në çdo mënyrë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?