Viktima e 6 nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërron jetë 71-vjeçarja nga Tirana
Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Që nga nisja e epidemisë më 9 mars, Shqipëria regjistron 146 persona të konfirmuar me koronavirus, 6 viktima dhe 17 persona të shëruar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në gjithë vendin është:
- Tiranë 83 qytetarë
- Durrës 9 qytetarë
- Lushnje 4 qytetarë
- Elbasan 3 qytetarë
- Fier 14 qytetarë
- Rrogozhinë 2 qytetarë
- Kavajë 4 qytetarë
- Korcë 11 qytetarë
- Vlorë 5 qytetarë
- Shkodër 3 qytetarë
- Lezhe 4 qytetarë
- Berat 1 qytetarë
- Has 2 qytetarë
- Krujë 1 qytetar
KOHA JONË SONDAZH

