Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vizita 3-ditore në Kalabri të Italisë, presidenti Begaj: Mbështesim arbëreshët dhe të rrisim bashkëpunimin

Politikë E premte, 20 Tetor 2023 19:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot ditën e parë të turit tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbëreshe me emrin Puheri. Kreu i shtetit u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe të hareshme. Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan kreun e shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine. Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe, “San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”.

Presidenti i Republikës u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror u zbulua një pllaakatë e vendosur ne dedikim të kësaj vizite. Ceremoia kulmoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me dy “Këmbanat që Flasin”. Nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëve më një fjalim, ku vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Përvec anës institucionale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale. Është emocion jashtëzakonisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian dhe të përshendesin shqip ”Mirëseerdhët!” Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore dhe u takova me Presidentin Matarela dhe ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa”. Shqiptarë të lëvizur 400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë. Ajo që ështe përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pash këtu brenda në kishë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kreu i shtetit ritheksoi rolin patriotik të atdhetarit Anselmo Lorecchio, i cili me gazetën “Kombi Shiptar” kryesoi dhe frymëzoi lëvizjen intelektuale të arbëreshëve. “Jam këtu për te vlerësuar të gjitha autoritetet dhe figurat e shquara të arbëreshëve të Kalabrisë. Anselmo Lorecchio është njëri prej tyre. Nuk reshti për 40 vjet duke mbrojtur çështjen e vendlindjes së tij.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

I pash dhe nga dy kambanat e familjes së tij që janë prezente. Ja thash dhe dikujt nga familja që për mua, përkthimi i asaj që pash i atyre dy kambanave të orientuara dhe që shikojnë nga Shqipëria; njëra tregon për dashurinë e madhe që ju keni për vendin tuaj , për Shqipërinë dhe Italinë. Për shëndetin dhe për të mirat e Italisë dhe Shqipërisë dhe tjetra që ka të bëjë me mbrojtjen e gjërave të veçanta, që kanë të bëjnë me atdheun tonë, gjuhën kulturën traditën, zakonet, veshjet tona. Sot i shpreh Italisë mike që ne jemi shumë mirënjohës. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë:” Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe nuk ka më të mirë se sa marrëdhënia jonë mes dy shteteve.”

Jemi shumë afër, na ndan një det, por kemi dhe një bashkësi shqiptarësh të ardhur 600 vjet më parë dhe një bashkësi të re shqiptarësh të ardhur 32 vjet më parë që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë italiane. Faleminderit shumë familjeve italiane, shtetit italian për gjithçka që ka bërë për shqiptarët. Kemi shumë mundësi dhe duhet të punojmë që këto mundësi t’i shfrytëzojmë me oportunitete për të bërë shumë gjëra në interes të përbashkët të dy vendeve. Unë ju siguroj që kjo nuk do të jetë vizita ime e fundit në këtë vend të mrekullueshëm . Gjatë gjithë mandatit tim do të shkoj në çdo vend ku ka shqiptarë, ku ka arbëresh”. Kreu i shtetit u shprehu falënderim autoriteteve lokale dhe komunitetit arbëresh për mikpritjen dhe gjithçka kanë bërë për të mbrojtur identitetin kombëtar.

Etiketat e lidhura

Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 3 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 4 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 5 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 16 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.