FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vlahutin: Media dhe shoqëria civile, roje të demokracisë

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në Forumin e Medias të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri deklaroi sot se janë dy elementë themelorë të gazetarisë profesionale cilësore: liria për të publikuar të vërtetën dhe faktet, si dhe përgjegjësia për të publikuar të vërtetën dhe faktet.

Me tej, Vlahutin  shtoi se “Bashkimi Evropian mbështetet te media dhe shoqëria civile si roje të demokracisë shqiptare dhe do të mbështesë çdo veprim transformues në këtë drejtim”

Ambasadorja Vlahutin tha më tej se, Raporti i këtij viti i Komisionit Evropian vinte në dukje se Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitje dhe është e përgatitur në mënyrë të moderuar, por Kapitulli për Lirinë e Shprehjes ishte një ndër kapitujt e paktë ku nuk është vënë re progres nga viti i kaluar. “Raporti thotë se mjedisi i përgjithshëm është i favorshëm për lirinë e shprehjes, por legjislacioni duhet zbatuar më mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër pjesë e rëndësishme e vlerave themelore evropiane të lirisë së shprehjes, nënvizoi Ambasadorja e BE-së, është përgjegjësia, sepse gazetarët kanë një ndër punët më të përgjegjshme që mund të përfytyrohet: t’u sigurojnë qytetarëve analiza dhe raportim të saktë dhe të bazuar në fakte, si dhe një rol me rëndësi si agjentë të ndryshimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gazetaria e mirë kërkon shumë kurajo dhe shumë investim. Puna e gazetarit është të ndjekë të vërtetën dhe të raportojë fakte të sakta, në mënyrë që qytetarët të jenë të mirinformuar kur marrin vendime dhe bëjnë zgjedhjet e tyre”,  tha Ambasadorja Vlahutin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?