FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vlahutin takon Bashën në Kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, i ka dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se takimi Vlahutin-Basha është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Në seancën e sotme plenare, kryedemokrati Basha tha nga foltorja e Kuvendit se rruga europiane e Shqipërisë është e vetmja mundësi për të ngritur institucione të besueshme dhe demokratike.

Sipas kreut të PD-së, “Rruga europiane është e vetmja mundësi që kemi për të ndarë politikën nga krimi, dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga droga”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?