Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Krimet mjedisore mbeten të pandëshkuara në Shqipëri

Politikë E premte, 6 Gusht 2021 16:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Situata e fundit e dëmtimeve të mëdha nga zjarret ka rikthyer në Shqipëri reagimin e publikut ndaj organeve ligjzbatuese për mosndëshkimin e autorëve të krimeve mjedisore. Drejtues të bashkive por edhe të Zonave të Mbrojtura në rajonet e prekura nga zjarret kanë kërkuar hetime dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të zjarreve, por edhe forcë më të madhe ndëshkuese ndaj autorëve të krimeve të tjera mjedisore, ku sipas legjislacionit shqiptar përfshihen ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës, dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore dhe prerja e paligjshme e pyjeve.

“Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhen ndëshkime pasi zjarret në tre vatra dhe në të njëtin moment flasin për një dorë të qëllimshme”, tha Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi pasi zjarret në këtë zonë shkaktuan humbjen e një jete njerëzore, lëndime të disa përsonave dhe dëmtime të mëdha në pyje, dru frutorë dhe kullota.

Deri tani policia ka kryer ndalimin e rreth 10 personave në disa qarqe si në Vlorë dhe Gjirokastër, në kuadër të hetimeve për autorësinë e zjarreve dhe pritet që procedimet të shkojnë në gjykatë. Por shumica e këtyre veprave penale edhe gjatë viteve të shkuara, siç dëshmojnë të dhënat zyrtare, mbeten pak të ndëshkuara. “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, procedimet penale u ulën vitin e kaluar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm “shkatërrimi i pronës me zjarr” përbënte për vitin 2020 rreth 41,24 % të rasteve të “shkatërrimit të pronës”, ndërkohë që për vitin 2019 ishte 40,46 %. Në vitin 2020, sipas raportit, vihet re tendenca në ulje me 7,47 % e numrit të procedimeve të regjistruara për “shkatërrimi i pronës me zjarr”, në krahasim me vitin 2019.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk ka të dhëna për dënimet e autorëve të gjetur fajtorë për “shkatërrim të pronës me zjarr” nga grupi i autorëve “për shkatërrim të pronës “. Por për këtë grup verpash penale, ku hyn edhe “shkatërrimi pronës me eksploziv” për rreth 70 % të kërkesave të prokurorit për arrest, gjykata vendosi masë sigurimi me arrest në 66,67 % të rasteve.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Sipas Raportit të Prokurorit të Pëgjithshëm për vitin 2020 lidhur me masën e dënimit të kërkuar nga prokurori në gjykatë, në 69,64 % të të pandehurve të akuzuar për shkatërrim të pronës është kërkuar dënim me burg dhe në 30,36 % dënim me gjobë, ndërkohë që është kërkuar në 1 rast tërheqje aktesh dhe 11 çështje janë pushuar.

Mbi këto kërkesa Gjykata ka vendosur në 74,07 % të dënimeve, dënim me burg dhe në 25,93 % dënim me gjobë,ndërkohë që ka vendosur 7 pushim çështje, 1 kthim aktesh dhe 1 vendim pafajësie. Lidhur me masën e dënimit prokurori ka kërkuar pezullimin e dënimit dhe vendosjen në provë në 66,67 % të të pandehurve, për 15,38 % të kërkesave rezulton për caktimin e dënimit në minimum dhe 17,95 % në marzhin mesatar të dënimit të parashikuar nga dispozita.

Ndërsa nga gjykata lidhur me masën e dënimit është vendosur aplikimi i pezullimit të dënimit dhe vendosja në provë për 70 % të të pandehurve, 12,5 % e vendimeve të gjykatës rezulton për caktimin e dënimit në minimum dhe 17,5 % në marzhin mesatar të dënimit të parashikuar nga ligji. Sipas Raportit të Prokuroit të Përgjithshëm për “shkatërrim të pronës” në vitin 2020 janë pezulluar 585 procedime qëpërbëjnë 51,23 % të procedimeve të regjistruara.

Krimet e tjera mjedisore: asnjë person nuk u dërgua në burg në vitin 2020

Sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm,veprat penale kundër mjedisit shënuan një rritje në vitin 2020 në Shqipëri, publikuar pak kohë më parë, por personat që u gjetën në shkelje, ose u dënuan me gjoba, ose përfituan duke konvertuar dënimin me burg me shërbimin e provës, që i lë ata jashtë qelive. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare në vitin 2020 pati një rritje prej 24,44 % të numrit të procedimeve për vepra penale kundër mjedisit në krahasim mevitin 2019 dhe u shënua një ulje prej 3,03 % e procedimeve të dërguara në gjykatë.

Një rritje prej 19,01 % në vitin 2020 krahasur me vitin 2019 , sipas prokurorisë, pati edhe numri i të pandehurve për krimet mjedisore, por u shënua gjithashtu një ulje e numrit të të pandehurve të cilët u dërguan në gjykatë me 4,11 % përkundrejt vitit 2019. Në ulje gjatë vitit 2020 sipas të dhënave zyrtare është edhe numri i të dënuarve për krime mjedisore nga gjykata me 2,08 % krahasuar me vitin 2019.

Masat e dënimit, të kërkuar nga prokurori për krimet mjedisore, rezultojnë se në 53,19 % kanë qenë për dënimin me gjobë dhe 46,81 % për dënimin me burg. Por raporti i Prokurorisë së Pëgjithshme pohon se gjatë vitit 2020 për të gjithë të pandehurit është kërkuar aplikimi i pezullimit të dënimit dhe vendosja në provë.

Gjykata ka vendosur në 44,68 % të dënimeve dënimin me gjobë dhe në 55,32 dënimin me burg, ku të gjithë dënimet janë pezulluar dhe i pandehuri është vendosur në provë. Për krimet mjedisore në vitin 2020 janë pezulluar 71 procedime qëpërbëjnë 21,45 % të procedimeve të regjistruara, tregues në ulje sipas Prokuroisë së Përgjithshme krahasuar me vitin 2019 ku procedimet e pezulluara përbënin 25,19 % të numrit të procedimeve të regjistruara.

Etiketat e lidhura

krime mjedisorezjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 15 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.