Vokshi: BE të hapë negociatat që Shqipëria të mos kthehet në diktaturë

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi deklaroi në Bruksel se vendimi i pritshëm i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë është një garanci për qytetarët shqiptarë që vendi të mos rrëshqasë drejt diktaturës.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Përgjithshme të EPP Women, shprehu shqetësim për rritjen e varfërisë në Shqipëri si shkak I korrupsionit të lartë shtetëror. Vokshi tha se qytetarët shqiptarë taksohen për pazaret e Kryeministrit me oligarkët që financojnë qëndrimin e tij në pushtet.

“Ju keni dëgjuar që ditët e fundit Shqipëria është përfshirë në një seri protestash për të kundërshtuar taksimin e lartë në shërbimet jetike si; energjia elektrike, uji , taksat e rrugës dhe  biznesit të vogël. Javën e shkuar e vetmja rrugë që lidh Shqipërinë me Kosovën u taksua 10 euro. Ju e keni vizituar Kukësin, ai është rajoni më i varfër I vendit, ku dhe shumica e familjeve kuksiane marrin 10 euro në muaj ndihmë ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e Kukësit protestuan për taksën e lartë të rrugës. Në mbështetje të protestës së banorëve të Kukësit u solidarizuan opozita, shoqëria civile dhe personalitete me ndikim në opinionin publik; akademikë, artistë, gazetarë . Sot, shoqëria civile, pothuajse të gjithë deputetët e opozitës janë proceduar pse dolën në protesta paqësore për të liruar nga burgu dhjetëra banorë të Kukësit, të cilët u arrestuan natën në shtëpitë e tyre, njësoj siç vepronte policia sekrete në kohën e regjimit diktatorial. Qytetarët dhe opozita penalizohen, ndërkohë ish ministrat e Ramës të përfshirē në trafik droge dhe të tjerë në korrupsion lihen të lirë. Demostrimet me mosbindje civile janë shtrirë në disa rajone të vendit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarja e forumit të gruas në Partinë Demokratike, Albana Vokshi foli edhe për perkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri. Vokshi informoi forumin e EPPËomen, se në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias sëbashku me Grupin Parlamentar të PArtisë Demokratike ka inicuar rezolutën në mbrojtje të jetës dhe lirisë profesionale të gazetarëve. Vokshi shprehu shqetësim për gjuhën e urrejtjes që përdor Kryeministri Edi Rama ndaj gazetarëve. Duke iu  referuar rastit të gazetares Alida Tota dhe stafit të ‘Publicus’, gazetarit të satirës Ismet Drishti, Vokshi  solli në vëmëndje censurën e gazetarëve investigativë apo kritike të Qeverisë, të cilët përvec përndjekjes dhe kërcënimeve përballen edhe me papunësinë për shkak se shumicën e mediave e ka në kontroll qeveria, referuar edhe raportit të fundit të Reporterëve Pa Kufij dhe Birn.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?