Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:02 E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në Gjermania konfirmon koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe NATO-n për të ardhmen e KFOR-it, ndërsa e ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Von der Leyen kërkon mbështetje për postin e Presidentes së KE

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 18:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW/

Për të siguruar shumicën e votave në Parlamentin Evropian, Ursula von der Leyen po viziton me radhë grupet parlamentare. Por ajo ende nuk e ka siguruar zgjedhjen në postin e Presidentes së KE.    

374 është numri magjik, i cili i siguron Ursula von der Leyenit zgjedhjen në postin e Presidentes së Komisionit Evropian, sepse Parlamenti Evropian ka aktualisht 747 eurodeputetë. Parlamenti numëron në fakt 751 eurodeputetë, por katër vende akoma nuk janë plotësuar. Votimi do të mbahet ditën e martë të javës që vjen, në Strasburg.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Besohet se von der Leyen do të zgjidhet në këtë post, por e sigurt nuk është. Po çfarë politike personifikon ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, në kabinetin e kancelares Angela Merkel? Këtë ende nuk e di askush saktësisht, ndërkohë që politikanja 60-vjeçare nga CDU është ende e panjohur sa duhet për shumë eurodeputetë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Socialistët, liberalët dhe ekologjistët

Ursula von der Leyen ka premtuar javën e kaluar se së pari do të dëgjojë se çfarë kanë për të thënë grupet parlamentare dhe ka premtuar, se shumë prej këtyre pohimeve do t’i marrë si udhërrëfim në punën e saj të re në Evropë. “Këtu në Parlamentin Evropian rreh zemra e demokracisë evropiane”, tha von der Leyen, e cila u shpreh e gatshme për dialog. Por shumë ekologjistë nuk u besojnë fjalëve të saj. Ata kërkojnë hapa konkretë, tha zëvendëskryetarja e grupit parlamentar Ska Keller.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Ska Keller (Jean-Christophe Verhaegen)Ska Keller

Këtë të mërkurë (10.07.2019) Ursula von der Leyen ka planifikuar të bisedojë me socialdemokratët, liberalët dhe ekologjistët. Por ende nuk dihet, se cilat do të jenë pozicionet e saj në këto takime. Socialistët dhe liberalët duan të bisedojnë me dyer të mbyllura, ndërsa ekologjistët thonë se do të transmetojnë drejtpërdrejt takimin. Por që tani ka sinjale tek këto parti se “Evropa nuk duhet të mbetet në duart e von der Leyen.”

Pa pozicione të qarta

Kryetarja e grupit parlamentar socialist, spanjollja Iratxe Garcia, nuk është përcaktuar qartë ndaj kandidates. Por ajo tha se nuk shkon domosdoshmërisht në favorin e von der Leyen fakti që ajo është mbështetur nga grupi i Vishegradit, ku bëjnë pjesë edhe shumë populistë të djathtë. “Por ne nuk do ta paragjykojmë para se ta dëgjojmë”, tha Garcia. Votat e këtyre deputetëve mund të jenë vendimtare për zgjedhjen apo jo të von der Leyen, sepse thuhet se ajo e ka edhe mbështetjen e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, i cili përfaqëson grupin e liberalëve.

Në Bruksel po bëhen këto llogari. Von der Leyen do të fitojë 182 vota të grupit të kristiandemokratëve. Për të do të votojnë të paktën edhe 120 eurodeputetë nga grupi i socialdemokratëve dhe rreth 100 liberalë. Nëse këto llogari janë të vërteta, atëherë von der Leyen i ka të sigurta 402 vota, ndaj nuk varet nga votat e ekologjistëve

Iratxe García Pérez, Mitglied des Europäischen Parlaments (EP)Iratxe García

.

Ndërkohë që mendohet se mund të fitojë të paktën edhe 30 vota nga grupi i populistëve të djathtë. Diplomatët në Bruksel thonë se “ajo do t’ia dalë, ndërsa Bundeswehri do të gëzohet”. Me këto fjalë preket tema e akuzave serioze kundër ministres së Mbrojtjes, të cilat janë dëgjuar në muajt e fundit në Gjermani, për skandale financiare.

Po çfarë do të ndodhte sikur…

Ursula von der Leyen ka ngritur një zyrë të përkohshme në Komisionin Evropian në godinën Berlaymont, ku së bashku me bashkëpunëtorët po bën fushatën e saj. Kjo lejohet nga Komisioni Evropian. Von der Leyen megjithatë ende nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Mbrojtjes në Gjermani. Ndaj në rast të dështimit në Strasburg, ajo mund të kthehet në Berlin. Në rast dështimi, presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE duhet të paraqesin një propozim të ri brenda katër javësh. Kaosi politik do të ishte i pa evitueshëm, sepse në këtë mënyrë do të kontestoheshin marrëveshjet për Komisionin Evropian, Këshillin e Evropës, presidentin e Parlamentit dhe shefen e Bankes Qendrore Evropiane.

Në rast fitoreje të Ursula von der Leyen, ajo do të ishte femra e parë gjermane që merr këtë post. Dhe do të ishte një kontrast shumë i madh krahasuar me Presidentin e deritanishëm Jean-Claude Juncker. Mjekja me një gjatësi prej 1,61 cm, është një grua me disiplinë të hekurt, ha pak ndërsa alkoolin nuk e prek me dorë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 15 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…
Para 15 minutash

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 16 minutash

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 31 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.