Vrasja e Fildes Hafizit / Eni Çobani: Dënimi me burg për vrasësin është pak

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Njëzëri kanë reaguar personalitete të vendit duke e dënuar rëndë këtë ngjarje makabre. Një reagim të fortë ka dhe juristja e njohur Eni Çobani, e cila pohon se dënimi me burg për vrasesin Fadil Kasemi është pak.

‘Te jesh grua ne kete vend duhet te jesh e forte, trimereshe duhet te kalosh dhe forcen e burrit qe ti besh balle jetes.Nuk flisja dot dje nga dhimbja qe ndjeva por sot fjalet me dalin plot mllef dhe revolte per ate burre te paburre qe ngre doren e shkrep armen per ti marr jeten nje gruaje, nje nene,nje vajze nene duke lene pas dy femije me lot ne sy dhe me zemer te vrare.Ti mor mashkull i paburre nuk vrave vetem nje grua por vrave se pari dy femijet e tu duke i lene pa nene.Per ty dhe per ca si ty burgu eshte pak se une nuk mund ta mendoj dot te jetosh ti me taksat tona dhe te vdese ajo qe i sherbente ketij vendi.Fjalet jane pak por duhet qe ky vend te reagoj dhe ne si nena na del nje detyre e madhe qe djemte tane perpara se ti shkollojme ne shkollat me te mira te botes ti edukojme per ti bere njerez te mire dhe qytetare te denje.Te qofte dheu i lehte mikja ime dhe femijeve te tu i ke lene pasuri emrin tend te mire e plot dashuri.’-ka shkruar juristja Eni Çobani.

 

SHKARKO APP