FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhaçka: Mbështetja e SHBA me rëndësi për axhendën europiane

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka nisur takimet zyrtare në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Gjatë takimit me senatorët e kongresmenët, Xhaçka vlerësoi mbështetejn e SHBA për reformën në drejtësi. “Mbështja amerikane shumë e rëndësishme edhe për axhendën europiane të Shqipërisë”,-tha Xhaçka.

Ministrja gjithashtu takoi përfaësues të kompanise amerikane Lockheed Martin, që po punon për Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të hapësires ajrore shqiptare. Ajo u shpreh se Shqipëria është e interesuar për investime të tjera ushtarake amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sistemi i integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore me rëndesi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë por për të gjithë aleancën e NATO-s”,-tha më tej ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrata për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore u miratua në nëntor të vitit 2017. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka do të takohet edhe me Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?