Xhafaj: 3 banda të rrezikshme veprojnë në Durrës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se do të goditen dhe do të vihen para drejtësisë të gjitha grupet kriminale, si dhe pasuria e tyre e krijuar nga aktiviteti kriminal.

Nga qyteti i Durrësit, ministri Xhafaj theksoi se është bërë skanimi i të gjitha grupeve kriminale, anëtarëve dhe drejtuesve të tyre, si dhe pasurisë që ata posedojnë, dhe tani do të bëhet goditja e tyre, gjë e cila kërkon kohë.

Xhafaj paralajmëroi ‘kokat’ e bandave kriminale se jo vetëm do të përfundojnë në burg, por do t’iu merret dhe pasuria e tyre, e cila do të vihet në shërbim të qytetarëve. Ndër të tjera, ai shtoi se tre grupe kriminale, që kanë aktivitet të gjatë për 10-15 vite, veprojnë në Durrës dhe janë me rrezikshmëri të lartë shoqëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

“‘Forca e ligjit’ i dedikohet luftës kundër grupeve të strukturuara kriminale. Është bërë skanimi i të gjitha grupeve kriminale, anëtarëve dhe drejtuesve të tyre, si dhe pasurisë që posedojnë këto grupe kriminale e krijuar nga aktiviteti kriminal. Duhen prova të nevojshme, ne sot dimë cilat janë grupet kriminale, aktivitetin e tyre dhe çfarë fuqie posedojnë. Do t’i vëmë këto para përgjegjësisë, një pjesë janë në proces hetimi, ndërsa janë arrestuar shumë persona si pjesë e këtyre grupeve. Një numër i këtyre grupeve janë këtu në Durrës. Ne do t’i godasim ato jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit. Krahas ndëshkimit, jemi të fokusuar edhe te hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre, sepse jo vetëm që ata do të bëjnë burg, por edhe pasuria e tyre nuk do të jetë më pronë e tyre, por do të kthehet në shërbim të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk e pranoj faktin që 2 apo 3 grupe kriminale, që kanë aktivitet të gjatë në vite, për 10-15 vjet këtu në Durrës, dhe janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk janë karakteristika dalluese e këtij komuniteti. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e Durrësit, Krujës e Fushë Krujës, ashtu siç nuk kanë asgjë të përbashkët me këta qytetarë ata që janë marrë me kultivimit e kanabisit. Jemi të vendosur të çojmë përballë ligjit cilindo që do të merret, do ndihmojë, do mbështesë apo favorizojë kultivimin e kanabisit”,- tha Ministri Xhafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?