FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhafaj: Fitore për ata që e mbështesin ligjin, dështim për kundërshtarët

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj në një intervistë për Ora News komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut.

Ai tha se ky vendim për të rrëzuar pretendimet e PD është një fitore për ata që mbështesin ligjin dhe një dështim për kundërshtarët e këtij ligji.

Me këtë vendim tha Xhafaj reformës në drejtësi i hiqet një pengesë e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhafaj: E konsideroj një lajm të mirë, një lajm të mirë për aprovimin e sistemit. Është hequr një pengesë nga procesi i reformws. Për shkak se kjo ishte një betejat e radhës në gjithë këtë rrugëtim të reformës dhe është hapur rruga për të vazhduar me tej me vettingun. Është një fitore e të gjithë atyre që mbështetën fuqishim këtë proces në mënyrë të vecantë ligjin e vettingut dhe është dështimi që e kanë kundërshtuar këtë proces dhe kanë bërë përpjkejet nën dhe mbi tavolinë për ta frenuar. Është një dështim i merituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur mund të fillojnë efektet e vettingut?

Xhafaj: Do zbatohen të gjitha procedurat, procedurat e para  duhe ti bëjë presidenti, gjyqtarët për të cilat ka afat të mirëpërcaktuara në ankesin kushtetues.

Janë dy ligje të tjera në Gjykatë Kushtetuese, e pengojnë?

Xhafaj: Kjo është pjesë e asaj përpjekje për ta sabotuar reformën, për ta deformuar procesin. Sot është arritur një fitore e parë e rëndësishme që ka sanksionuar peshën dhe pozicionin e vettingut. Pozicion që është në frymën e kushtetutës dhe me opinionin e komisionit të Venecias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?