Xhafaj ka 2 lajme të mira: Austria pro Integrimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës zyrtare në Austri, mori mbështetje për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Për këto takime, ministri ka shprehur falenderimet në një postim në Twitter, ku shkruan se Shqipërinë dhe Austrinë, e presin rojekte të përbashkëta.

”Sapo përmbyllëm vizitën zyrtare në Vjenë. Takime shumë miqësore me Kryetarin e Parlamentit Austriak z.Wolfang Sobotka dhe homologun tim, Ministrin e Brendshëm z.Herbert Kickl. Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak. Projekte të përbashkëta në zhvillim”,-shkruan Xhafaj.

Takimi i ardhshëm i ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian me ata të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u takua me drejtues të lartë austriakë. Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se në tetor do të zhvillohet një takimi i tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Austria, ndër mbështetësit më aktiv për integrimin tonë europian. Faleminderit miqve austriake”,-shkruan më tej ministri i Brendshë, Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?