Ylli Bufi: Mehmet Shehu helmoi tim atë, Koalicioni PS-LSI praktikisht s’funksionon
Ish kryeministri socialist Ylli Bufi tregon se Mehmet Shehu ka eliminuar me helmim Sokrat Bufin, babanë e tij.
Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, drejtues i emisionit “Debati në Channel One” Bufi komenton dhe situatën e sotme politike. “Koalicioni
Zoti Bufi çfarë do të thotë për ju që jeni kryeministri i 26 i shtetit shqiptar?
E mora vesh që jam i 26-i kur pashë librin tuaj.
A ka ndonjë domethënie fakti që për herë të parë bëhet një punim në historinë e kryeministave të Shqipërisë?
Kënaqësia që ndjeva është që në një libër keni takuar të gjithë drejtuesit e qeverive për herë të parë sëbashku.
A ka ndonjë punë që ju ndjeheni krenar që e keni bërë gjatë kohës që ishit kryeminstër?
Kur merret një përgjegjësi e tillë duhen marrë parasysh rrethanat. Unë mora përsipër drejtimin e një koalicioni të madh, jo vetëm të një qeverie. Drejtimi i një koalicioni të tillë më parë ishte i paimagjinueshëm.
Çfarë mund të bëjë më mirë nëse i kthehesh kohës që ishit kryeministër?
Ndërrimi i sistemeve nuk është vetëm një reformë, por një përmbysje në planin politik dhe ekonomik. Ne arritëm që në 6 muaj të miratonim 82 ligje. Në çdo periudhë ka ndryshime të mëdha dhe është e vështirë të zgjedhësh njerëz me përvoja profesionale dhe politike. Shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por tashmë i shoh nga një distancë, ndryshe nga ajo kohë kur më duhej të zgjidhja shumë situatea me shumë shpejtësi, Për shembull ligji i tokës për të mos e shpërndarë, por ta jepnim në përdorim. Mjaft nga elementët e kësaj reforme ishin të përgatitur që nga koha e Fatos Nanos.
Keni qëndruar afro 6 muaj në qeveri, 6 ditë qëndruat në Amerikë, më datën 6 dhjetor dorëzuat detyrën. Dhe në fund bëtë një deklaratë që edhe sot mbahet mend po me numrin 6. Çfarë rëndësie ka pasur numri 6?
Nuk kam qenë ndonjëherë supersticioz. Kjo shifër nuk ka asnjë domethënie për anën përmbajtësore të punës sime.
Keni përmendur live në mbledhjen e qeverisë se kemi 6 ditë rezerva për ushqime. Na e sqaroni edhe njëherë.
Kemi qenë në parlament dhe po përpiqeshim të bindnim pse nuk duhej rrëzuar qeveria. Nëse nuk do ta kisha thënë në mbledhjen e qeverisë do të isha kritikuar. Por fakti që e thahsë dhe isha live, u përdor më vonë nga “opozita”.
Si jeni ndjerë në momentin kur keni hapur derën e zyrës së kryeministrit për herë të parë?
Në atë zyrë kisha hyrë edhe më parë, por kur hyra si kryeministër mendja më shkoi tek Mehmet Shehu. Ai ka eleminuar tim atë dhe ky element më erdhi menjëherë në mendje. Im atë i kishte bërë një letër Enver Hoxhës në vitin 1952 për dyshime për Mehmet Shehun. Im atë Sokrat Bufi ndodhej në atë kohë në Moskë me studime. Ai i shkruante Enver Hoxhës se kishte të dhëna që Mehmet Shehu ishte agjent i disa shërbimeve sekrete të huaja. Mehmeti insistoi që im atë duhej futej në burg, por në fakt e lanë në një detyrë të dorës së dytë. Më vonë im atë vdiq dhe pas afro 30 vjetësh, në eshtra i janë gjetur në trup elementë helmues. Autori padyshim që ishte Mehmet Shehu.
Në çfarë rrethanash vdiq babai juaj?
Në rrugë, duke ardhur në shtëpi. Vdiq papritur. Ishte 37 vjeç dhe na thanë se kishte vdekur nga infarkti. Unë isha vetëm 9 vjeç. Pas vdekjes së Mehmet Shehut, u hap çështja e letrës së tim eti. Ndosha kishte patur dyshime për vdekjen e tij por ne të familjes nuk e kishim fare idenë. Kjo solli edhe zhvarrimin e eshtrave të babait tim të cilat iu nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme. Pas analizave që iu bënë eshtrave rezultoi se im atë ishte helmuar dhe autor kishte qenë Mehmet Shehu. Konkluzionet na kanë ardhur në rrugë zyrtare në shtëpi dhe ne u befasuam.
A e keni takuar ndonjëherë Mehmet Shehun?
Në zyrën e kryeministrit unë kisha patur rastin të hyja disa herë dhe kurrë nuk e kisha menduar babanë. E mendova sapo hyra në atë zyrë si kryeministër dhe mendja më shkoi te Mehmet Shehu i cili ma kishte vrarë babanë tim. Në fakt Mehmetin e kam takuar njëherë kur kam qenë student, por s’ka pasur asnjë reagim nga ana e tij. Ishim në një aksion në hekurudhë dhe më pyeti se i kujt isha. Pasi i thashë se isha i biri i Sokrat Bufit, ai nuk foli më.
A keni bërë ndonjë krahasim me kryeministrat përpara dhe pas vitit 90?
Nga përvoja ime fillova t’i shikoj gjërat ndryshe, jo vetëm të lidhura me partinë. Më ka interesuar më shumë funksionimi shtetëror, sesa ai partiak. Duke i parë gjërat kështu, për mua të gjithë drejtuesit e shtetit, jo vetëm kryeministrat, pavarësisht regjimit ku kanë drejtuar duhen respektuar si figura institucionale. Pastaj ka vlerësim tjetër sesi i kanë kryer këto funksione.
A ka ndonjë kryeministër qe ju e veçoni për të cilin ju keni vleresime?
Unë ruaj respekt për të gjithë, por disa figura kanë rol të veçantë, ata që zgjidhen drejtpërdrejtë nëpërmjet zgjedhjeve me një program të përcaktuar politik katërvjeçar. Do të veçoja Meksin, Nanon, Berishën dhe së fundmi Ramën. Figura që të ngjall më shumë respekt është ajo e Ismail Qemalit. Ai finalizoi një ndërmarrje shumë të rëndësishme si ngritja e flamurit.
A ka burra shteti mes kryeministrave?
Unë i quaj të gjithë shtetarë. Por kriteri tjetër është përvoja politike. Në periudhën e parë pas pavarsisë ka figura të shquara që kanë shumë eksperiencë politike si drejtues dhe e kishin të lehtë të kryenin funksione si ministra etj. Ndërsa kur ndryshon sistemi, klasa e re nuk e ka përvojën e duhur poltike. Ndihet një ndryshim i madh mes brezave.
6 kryeministra e kanë varrin jashtë, të tjerë nuk kanë një varr në një vend të denjë. A jeni dakord qe shteti duhet të rikthejë eshtrat e tyre dhe ti vendosë në panteon?
Besoj se është e domosdoshme që me iniciativën e qeverisë e në bashkëpunim me familjet të kthehen eshtrat e kryeministrave. Problemi nuk është krijimi i panetonit. Unë mendoj që njerëzit duhen vlerësuar për së gjalli e për punën që bëjnë.
Ju ndiheni i vlerësuar?
Padyshim që po. Sidomos nga njerëzit me të cilët takohem e bisedoj. Unë nuk e kuptoj sesi në një sistem demokratik mund të ketë kaq shumë urrejtje.
A ka arritur të bëjë Shqipëria ato që duhet të kishte bërë në këto 25 vjet?
Asnjëherë nuk mund të themi që janë bërë ato që duhet të bëheshin. Por, në këto 25 vjet ka një ndryshim të madh. Nga 2005 deri më sot janë 2-fishuar të ardhurat e buxhetit, të ardhurat për frymë.
Po shqiptarët përse largohen?
Shqiptarët kërkojnë jetë më të mirë dhe kanë më pak besim tek klasa politike. Shqiptarët kërkojnë arsim dhe jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Nuk ka dallim të madh mes qeverisjes së krahut të majtë dhe qeverisjes së krahut të djathtë, qeverisja është lineare. Ndërsa në qeverinë Rama shoh që ka një tendencë për ndryshim, por është ende herët për të parë rezultat.
Ka më shumë se dy vjet nga qeverisja e të majtës në Shqipëri. Si ka qenë kjo qeverisje?
Vlerësoj vullnetin e Ramës për të ndryshuar qeverisjen lineare. Për shembull lufta kundër informalitetit, pagesa e energjisë janë masa shumë rigoroze si përpjekje për formimin e një shteti të vërtëtë. Por alfa e shtetit është administrata. Nga një mandat në tjetrin administrata është mbushur me militantë. Sot kemi një administratë të paaftë dhe nuk është në gjendje të kryejë ndërhyrje kundër informalitetit. Sfida më e madhe është rregullimi i administratës e jo të kemi një administratë me militantët të cilët ndihen të pasigurt për vendin e punës e të mos jenë në gjendje të kryejnë detyrat.
A jetojmë më mirë se gjatë kohës kur ishin ne pushtet të djathtët?
Ne nuk mund ta masim cilësinë e jetesës se në cilën qeveri jetojmë. Padyshim që në kuptimin ekonomik jetojmë më mirë.
A ka nevojë të bëjë ndryshime në kabinet kryeministri Rama?
Këtë e vendos kryeminsitri, por problemi është që koalicioni nuk po funksionon mirë. Filloi me shumë bashkëpunim, por tani nuk po funskionon siç duhet. Koalicioni duhej bërë pas zgjedhjeve dhe të ndërtohej në bazë të programeve. Koalicioni i gjerë është më gjithëpërfshirës dhe një qeveri e tillë ka mundësi të bëjë reforma më të gjera me më shumë ndikim.
Mendoni se koalicioni do të ndërpritet?
Koalicioni mund edhe të vazhdojë por nuk do të ketë asnjë efekt.
Çfarë lloj kryeministri është Zoti Rama?
Siç e përmenda vlerësoj vullnetin e tij për disa ndryshime të nevojshme, por mendoj që ka dy probleme. E para ka lidhje me administratën dhe së dyti nuk mjafton vetëm vullneti i kryeministrit por edhe aftësitë e secilit ministër. Duhet përfshirje më e gjerë, qoftë edhe kur votohet kundër.
Tashmë ju jeni në pension, por a mbeteni ju socialist, a votoni për të majtën?
Padyshim që po, unë mbështes programet socialiste.
Si i komentoni largimet masive të shqiptarëve?
Mendoj që ndikon edhe qeverisja, por ka një mosbesim të madh për klasën politike në përgjithësi. Sepse nëse do të kishte besim tek opozita, njerëzit do të prsinin edhe dy vjet. Por ata janë të zhgenjyer nga klasa politike në tërësi. Ekonomia është një faktor kryesor, por fenomeni është më shumë se kaq, lidhet me humbjen e shpresës se a do të bëhet më ky vend.
Si po funksionon opozita?
Opozita ka një problem kryesor, ndryshimin e liderit historik dhe qeverisja e mbrapshtë ka akoma efetet e saj në opozitë. Opozita nuk ka më besueshmëri nga njerëzit. Këtë po e shfrytëzon shumë mirë mazhoranca e sotme.
Po me LSI-në dhe liderin e saj ç’po ndodh?
LSI-ja është forca balancuese e forcave politike në vend.
A i fiton PS zgjedhjet pa LSI?
Absolutisht që po, PS mund t’i fitojë zgjedhjet, por ky nuk është një rekomandim pa zgjedhje.
Eshte hedhur ideja e ngritjes së një senati me figura me përvojë politike. A do ishit dakord me këtë ide?
Mendoj që duhet pasur kujdes në krimijimn e kësaj strukture. Do të ishte nevoja e një strukture me funksione të veçanta që i jep maturi më të madhe procesit ligjvënës, për disa çështje specifike, jo të gjitha ligjet. Por, një strukturë që nuk e rëndon mekanizmin e funksionimit të shtetit.
Cili është mendimi juaj për presidencën e Z.Bujar Nishani?
Ai po funksionon ashtu siç u zgjodh. Dukshëm reflekton anën partiake.
Dje qeveria ka miratuar një projektligj për kriminalizimin e shpifjes. Cili është komenti juaj për këtë?
Ishte çështje shumë e shkurtër në kohë. Mendoj që është çështje e zgjidhur tashmë. Unë dua të theksoj dekriminalizimin, mendoj që nuk është çështje ligji, por e vullnetit politik.
Si është ky parlament krahasuar me atë të viteve 90?
Cilësia e parlamentit të parë që me ironi thuhej se ishte i mbushur me kryetarë kooperativash ishte shumë më cilësor se ky i sotmi. Sot votohet për vendimet që thuhet se merr grupi, por në fakt i merr një forcë politike.
Çfarë duhet të bëjë Edi Rama tashmë që ka kaluar më shumë se gjysmën e mandatit?
Të gjithë të zgjedhurit duhet t’i kthehen bazës e të sjellin lart zërin e tyre.
Cili është komenti juaj për faktin që për Shqipërinë nuk u hapën negociatat për anëtarësimnë BE?
Unë mendoj që edhe vetë Europa nuk është gati. Nuk duhet ta shohim këtë çështje si mollë sherri për të nxitur luftën mes forcave politike në vend.
KOHA JONË SONDAZH

