Ylli Manjani: Fjala e lirë sipas Rilindjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për shoqërimin në polici të botuesit të gazetës, “Koha Jonë”, Nikoll Lesi. Ish-ministri i Drejtësisë e cilëson një akt të tillë të policisë si një lajm të frikshëm për demokracinë dhe fjalën e lirë në vend.

Manjani sqaron dhe shkeljet ligjore që janë kryer nga ana e strukturave të shtetit për këtë rast.

Qëndrimi i plotë i Ylli Manjanit:

“Fjala e lirë sipas Rilindjes

Shoqërimi në Polici i Nikollë Lesit është lajm i frikshëm për demokracinë dhe veçanërisht fjalën e lirë. Personalisht nuk kam pasë e as më lejohet të kemi ndonjë shpresë se Edi Rama do bashkëjetojë dot me fjalën e lirë, por sidoqoftë shoqërimi i Nikollës mbetet një ngjarje e rëndë.

Sa për sqarim ligjor, Policia e Shtetit nuk mund të shoqërojë në polici kur ti teket asaj. Në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit (neni 109) shoqërimi ndodh vetëm në rrethana të përcaktuara.

Policia shoqëron një shtetas vetëm kur:

“… a) është dënuar me burgim nga gjykata kompetente:

b)Për moszbatim të Urdhrave të ligjshëm të Gjykatës ose të ndonjë detyrimi të përcaktuar me Ligj:

c)kur ka dyshime të arsyeshme se ka vepër penale:

  1. d) është larguar pas kryerjes së veprës penale;
  2. dh) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime sipas Kodit të Procedurës Penale;
  3. e) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi;

ë) personi është përhapës i sëmundjeve ngjitëse;

  1. f) për hyrje të pa ligjshme në kufirin shtetëror, si dhe për rastet e dëbimeve dhe ekstradimeve…”

Këto janë kushtet ligjore në sipas të cilave policia zbaton masën e shoqërimit në polici. Vlen të përmendet se keto masa dhe çdo masë tjetër admiistrative që merr policia, duhet të jetë proporcionale (neni 102 i ligjit të Policisë). kjo do të thotë se sipas rrethanave masa bëhet shtregunese vetëm kur reagimi i personit është i tillë që ska mënyrë tjetër për të kryer detyrën e saj policia.

Nikollë Lesi nuk është as i dënuar nga gjykata, as ka shkelur ndonjë urdhër të gjykatës, as i hetuar nga prokuroria dhe ka nevojë për identifikim, as i larguar nga ndonjë skenë krimi, as i mitur që ka nevojë për mbikqyrje e as i debuar nga Shqipëria. Nuk i ka asnjë nga këto cilësi.

Pra shoqërimi në Polici është i PA LIGJSHËM!

Nikollë Lesi ka kritikuar Kryeministrin kërto ditë dhe sipas këtij të fundit duhet të ketë kaluar vijën e kuqe!!! i kam lexuar qëndrimet e Nikollës dhe kritika e tij ndaj Kryeministrit është parimore, por krejt mediokre në raport me çfarë i ka bërë Sali Berishës dhe Fatos Nanos në të shkuarën…

Mesa duket Kryeministrit i duket qimja tra këto kohë, sepse përgjigja që jep me polici është nga më të rëndat.

Me këtë variant të gjithë do shkojmë të paktën nga një herë në polici me urdhër nga lart! Kushdo guxon të kritikojë Kryeministrin, menjëherë shpallet i DEKLASUAR dhe shoqërohet në Polici për raport ditor…

Rilindi edhe kjo gjë nga sistemi i vjetër…”.

http://www.kohajone.com/2017/08/28/policia-rrethon-dhe-kontrollon-redaksine-e-gazetes-se-pavarur-koha-jone/

SHKARKO APP