Yuri Kim flet shqip dhe tregon 3 prioritetet në këtë detyrë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një video të postuar në Twitter, ka ndarë 3 nga prioritet kyçe të punës së saj. ”Jam shumë e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri! Le të njihemi më mirë”.

Në fjalën e saj, në videon e xhiruar nga sheshi ”Skënderbej”, Kim theksoi edhe njëherë tre pikat e saj prioritare në Shqipëri duke premtuar ndihmë në anëtarsimin në BE. Më tej, ambasadorja foli pak për vete dhe karrierën e saj diplomatike në vende të ndryshme të globit, ku edhe ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara.

”Pres me kënaqësi që të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashësiminë tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peisazhet tuaja të mahnitshme, të shioj kulinarinë tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të tjera. Pra ejani të komunikojmë. Mirë se iu gjeta dhe shihemi së shpejti”.

3 prioritetet

Së pari do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë.

Së dyti, do të vijon të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët.

FJALA E PLOTË E YURI KIM:

Për më shumë se dy dekata, kam pasur priviligjein t’u shërbej Shteteve të Bashkuara si diplomate. Nga Pekini në Bagdad, e në shumë vende ndërmjet tyre, jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA në botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington, kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar që të sjell paqe dhe begati.

Jam veçanërisht e nderuar që të vij në Shqipëri në fillim të 2020, vit që shënon 100 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA. 100 vjet më parë, presidenti Uillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e lidhjes së Kombeve, në dhjetor të 1920.

Ashtu si SHBA kanë mbështetur Shqipërinë ndër vite, Shqipëria ka qënë një mike dhe aleate besnike e SHBA. Ndjehem e privilegjar që jam këtu. Gjatë mandatit tim në Shqipëri kamë në plan që të punoj mbi tri prioritete.

Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhëninen tonë në fushë e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjektjet e tuaja për anëtarsimin në BE. Aspiratat evropioane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët. Pres me kënaqësi që të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashësiminë tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peisazhet tuaja të mahnitshme, të shioj kulinarinë tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të tjera. Pra ejani të komunikojmë. Mirë se iu gjeta dhe shihemi së shpejti.

SHKARKO APP