Zbardhet vendimi që kanë marrë demokratët në mbledhjen e grupit

Pas një dite intensive si ajo e djeshmja, ku demokratët votuan statutin e ri në Kuvendin Kombëtar, që kaloi jo pa kritika brenda radhëve të demokratëve, duket se PD është e vendosur drejt aksioneve të reja.

Burime nga selia blu, konfirmojnë se kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë kanë vendosur vazhdimin e protestave dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në degët e PD-së në gjithë Shqipërinë, sipas statutit të ri.

Kryedemokrati Basha, siç mësohet ka thënë se çështja “Tahiri” do mbetet pjesë e artikulimit politik të PD-së dhe pritet që për të mbahet një qëndrim më i plotë gjatë seancës parlamentare të së enjtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Parlament normal me Saimir Tahirin të lirë dhe kuksianët në burg nuk ka”,- është shprehur qartë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu një rëndësi e madhe i është kushtuar punëve të brendshme të partisë. Burimet thonë se brenda kësaj jave pritet të nisë procesi zgjedhor në të gjitha degët e PD në Shqipëri, sipas statutit të ri të Partisë Demokratike. Zgjedhjet e brendshme përfshijnë seksionet, grupseksionet dhe kryetarët e degëve.

Referuar burimeve, shton se demokratët do vijojnë të mbajnë marrëdhënie të kushtëzuara me komisionet parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?