Zbulohen lidhjet e ngushta të kompanisë së sigurisë në Rinas me kupolën e PS-së

Grabitja e Rinasit e ndodhur ditën e martë, 9 prill, në orën 15:00 ka shkërmoqur si një kala rërë, shtetin e Edi Ramës dhe policinë e drejtuar nga Sandër Lleshi.

E gjithë struktura e ruajtjes së rendit ka dështuar, ndërsa ministra e drejtorë po mundohen të hedhin lumin, duke ia hedhur fajin koncesionarit kinez të Aeroportit të Rinasit.

Që nga Edi Rama, tek ministrat Lleshi e Balluku, e drejtorët e vegjël prej tyre kanë vendosur që fajin për grabitjen të ja hedhin Kinezëve duke mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shteti në Shqipëri duket se nuk ekziston dhe këtë e vërtetoi ky fakt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një tjetër fakt që nuk përmendet në deklaratat e tyre është kompania që ka për detyrë të sigurojë aeroportin e Rinasit.

Është kompania ICTS e cila merr 5 euro për çdo qytetar që kalon në Rinas, por nuk siguron asgjë. Pse Rama dhe vartësit e tij nuk e përmendin këtë kompani, që ka dështuar në sigurinë e Rinasit në çdo grabitje.

Shumë e thjeshtë, administratori dhe një nga aksionerët më të mëdhenj me 30 për qind, është avokati i Partisë Socialiste Eno Bushi. Bushi gjithashtu njihet edhe si avokati i pilotit italian Giorgio Riformato, i cili në vitin 2015 u rrëzua me avionin e tij në Divjakë.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ edhe ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Por nuk mbarojnë këtu lidhjet e kupolës së PS-së me Kompaninë ICTS.

Bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi është drejtoreshë e ANTA-s, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror.

Përpara se të bëhej drejtoreshë, Joana Bushi, ka qenë shefe kabineti e Belinda Balluku, kur kjo e fundit drejtonte ANTA-n.

Siç tregojnë zyrtarë të kësaj agjencie, Joana Bushi bënte dhe bën ligjin në ANTA dhe vetëm me lejen e saj mund të hysh si VIP në aeroport.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?