Zbulohet emri i kandidatit që Partia Socialiste do të garojë në Durrës
Politikë E Premte, 21 Janar 2022 10:47
Zbulohet emri i parë i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Mësohet se PS do të kandidojnë në këtë bashki Emirjana Sakon.
Bëhet me dije se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Durrës.
Aktualisht, Emirjana Sako është kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa vite ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki.
KOHA JONË SONDAZH

