Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 22:33 Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank Presidenti i Paraguajit, Pedro Alliana, deklaroi se rikuperimi i fondeve pensionale të bllokuara në Ueno Bank do të jetë prioritet, pasi kriza bankare çoi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës për konferencën e shtypit të kreut të SPAK, Altin Dumani

Politikë E premte, 31 Mars 2023 18:07
Zëri i Amerikës për konferencën e shtypit të kreut të SPAK, Altin Dumani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës 

Në Shqipëri, Prokuroria e posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit bëri të ditur sot se gjatë kontrolleve në banesat e ish bashkëshortes së ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, dhe bashkëjetueses së tij, janë gjetur disa prova. “Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerëspi se në këto ambjente mund të gjendeshin prova. Dhe mund të them se janë gjetur prova”, mësohet të ketë deklaruar drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë një bashkëbisedimi informal me një grup gazetarësh. Zoti Dumani nuk ofroi shpjegime të mëtejshme se për çfarë lloj provash bëhej fjalë.

Zoti Ahmetaj e kundërshtoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit kontrollin e ushtruar në Hamallaj, një zonë në bregdetin e Durrësit ku janë ngritur disa komplekse turistike, e ku bashkëjetuesja e tij ka blerë një vilë. Sipas zotit Ahmetaj vendimi për kontroll ishte antikushtetues, ndërsa procedurat e ndjekura nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ishin kryer në shkelje të ligjit. Por dy ditë më parë Gjykata e Posaçme e rrëzoi ankimimin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Javën e shkuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, u sekuestrua si vila në Hamallaj, po ashtu dhe një tjetër vilë në zonën e Palasës në jug të vendit, e cla dyshohet se zotërohej nga ish bashkëshortja e Ahmetajt, pavarësisht se figuron në emër të një shoqes së saj. “Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë”, ka shpjeguar zoti Dumani.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ish zëvendës kryeministri po hetohet rreth dyshimeve për të paktën 4 vepra penale, nga mos deklarimi apo fshehja e deklarim i rremë i pasurive, te korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës. Ndërsa kjo e fundit lidhet me praktikat për dhënien me koncension të inceneratorit të Elbasanit, dyshimet e tjera kanë të bëjnë me lidhjet e dyshuara të tij me Klodian Zoton një nga tre sipërmarrësit e përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Në kompjuterin e Zotos, janë gjetur emaile të disa hoteleve të shtrenjta në qytete të ndryshme të Europës, u konfirmoheshin se në to kishte qëndruar në to, pasi pagesa ishte bërë përmes kartës bankare të Zotos. “Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet. Kjo kërkon kohë. Ka disa që janë përgjigur, të tjerë që janë në process”, është shprehur drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme duke saktësuar se hetimet përfshijnë dhe mundësinë e fshehjes së pasurive jashtë vendit.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 6 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Ndërsa për rastet e Elbasanit dhe Fierit, hetimet janë mbyllur dhe çështjet janë tanimë në gjykatë, për inceneratorin e Tiranës, ende hetimet vijojnë. “Prokurorët po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real, se nesër pasnesër, mund ta çojnë çështjen në arbitrazh”, mësohet të ketë thëë zoti Dumani.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, bëri të ditur se ka kërkuar nga prokurorët përshpejtimin e hetimeve dhe për rastet e tjera të koncensioneve, si ai i sterilizimit të pajisjeve mjekësore, apo Check up-it. “Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura. Kam qenë kërkues me prokurorët që çështjet të përshpejtohen, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë. Pjesa tjetër, është në përgjegjësinë e prokurorit. Por po bëhen veprime”.

Etiketat e lidhura

Altin DumaniZeri i Amerikes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank
Para 2 orësh

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 3 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 3 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Para 3 orësh

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 3 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 4 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 3 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 4 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.