FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zbulon vendimet e qeverisë: Rritet fondi i rindërtimit nga 28 miliardë në 35 miliardë lekë

Pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar disa vendime që janë marrë mëngjesin e sotëm.

Kështu zëvendëskryeministri Ahmetaj tha se i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin. Llogaria e rindërtimit, pra i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit, kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve nëpër shtëpi. Këtë fundvit do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të rikthehen në shtëpitë e tyre gjithandej”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arben Ahmetaj mbetet njeriu kryesor, pas Kryeministrit, në mirëmenaxhimin e situatës së pas tërmetit. Deri tani ky proces rindërtimi ka ecur me hapa të shpejtë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?