Zëvendësministrja e Shëndetësisë: Masat ndryshojnë nëse përkeqësohet situata. Ja pse nuk hiqet ora policore

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për ndryshimin e masave që janë ndërmarrë ditën e djeshme.

E ftuar në emisionin “Wake up” në Top Channel, Rakacolli tha se këto masa do të rishikohen në bazë të të dhënave të infektimeve ditore dhe se ky lehtësim është në bazë të të dhënave aktuale.

Masat mund të ndryshohen dhe kjo është në varësi të të dhënave që kemi. Këto masa përkojnë me të dhënat që kemi sot. Në rast të përkeqësimit të situatës atëherë masat do të ndryshojnë, por ne shpresojmë të kemi një verë të qetë dhe situata të vijë drejt përmirësimit”- u shpreh Rakacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur përse nuk hiqet ora policore, Rakacolli tha se“Ora policore mbahet për arsye që një individ apo një grup individësh mos të qëndrojnë gjatë në një ambjent. Ora policore ka pasur efektshmëri edhe më përpara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?