Zgjedhjet dhe strategjia e PD, Bylykbashi: Ja çfarë do kërkojmë në komision
PD prej kohësh po i mëshon fort nevojës për hartimin e një reforme qe ajo e konsideron edhe me te rëndësishme se ajo ne drejtësi, reformën zgjedhore.
Për këtë arsye ajo tani ne duar një strategji zyrtare e cila synon të shmangë paranë kriminale të drogës dhe korrupsionin shtetëror në zgjedhje.
Kur kanë mbetur 9 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve politike, Oerd Bylukbashi në një interviste për Ora News rendit pikat ku mbështetet kjo strategji.
Votimi elektronik padyshim mbetet shtylla kryesore për të vijuar me shpalljen e shitblerjes se votës si vepër korrupsioni që për pasojë do hetohej nga Prokuroria Speciale e emërtuar SPAK, pavarësisht nga vërejtjet që ka opozita tani për mënyrën e ngritjes se saj.
Një prej çështjeve të tjera që trajton strategjia e selisë blu për zgjedhjet lidhet me financimin e fushatave, për të cilën mendon se duhet të jetë 100% nga buxheti i shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

