Zgjedhjet e 11 majit, KQZ përgatit trajnerët e operatorëve

Marrja dhe thellimi i njohurive mbi pajisjet elektronike të identifikimi (PEI) ishte në fokusin e trajnimit të rradhës.

Përmes ushtrimeve praktike, trajnerët po ushtrohen edhe për raste specifike dhe të veçanta me të cilat mund të përballen operatorët gjatë ditës së votimit, si mosnjohja e shenjës së gishtit, mospranimi i identifikimit elektronik nga zgjedhësi, sinjalet që jep pajisja kur zgjedhësi nuk është në qendrën e tij të votimit, tentativave për votim të shumëfishtë, etj.

Trajnerët përvec komisionerëve të niveleve të dyta dhe të treta, do të trajnojnë edhe operatorët e Pajisjes Elektronike të Identifikimit (PEI) dhe operatorët e Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN).

Kalimi me sukses i këtij trajnimi u mundëson trajnerëve të vijojnë fazën e trajnimit të plotë që KQZ do të organizojë për certifikimin e tyre.

SHKARKO APP