FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet e 14 majit, Konfederata e Sindikatave mbështet Partinë Socialiste

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e drejtuar nga Kol Nikollaj angazhohet për të mbështetur PS-në në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit në të 61 bashkitë e vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me Anila Denaj, sekretare e Burimeve Njerëzore në PS dhe Eridian Salianji, sekretar për Çështjet Ligjore e Zgjedhore, zhvilluan një takim pune me përfaqësinë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë të kryesuar nga Kol Nikollaj.

“Bashkë me Anilën dhe Eridianin zhvilluam një takim pune me përfaqësinë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë të kryesuar nga z. Kol Nikollaj. Diskutuam mbi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe KSSH-së me fokus primar mbrojtjen e interesit të punëtorëve në sektorët kyç të ekonomisë. Si një strukturë sindikale partnere, KSSH angazhohet për të mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit në të 61 bashkitë e vendit”, shkruan Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?