Zgjedhjet e 2019, kryebashkiakët e PS në shënjestër

Kryebashkiakët socialistë në të gjithë vendin do të jenë në shënjestër të PS-së, sa i takon performancës së tyre. Kjo bëhet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2019, ku PS-ja ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e performancës së kryetarëve të saj në bashki.

Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Në nisje të Asamblesë së PS, u bë e ditur se pyetësorëve ju janë përgjigjur vetëm 26 kryetarë, ndërsa kanë refuzuar 7 të tjerë.

Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama kritika Spiropalit: Shkarko kryetarët e PS-së

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?