FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet e 6 marsit/ Basha dhe Berisha, kandidat të përbashkët për bashkinë e Lushnjes

Lulzim Basha dhe Sali Berisha duket se do të ulin “armët” në Lushnje, pasi kështu duan dy palët në këtë qytet. Kreu i PD-së në Lushnje, deputeti Saimir Korreshi organizoi mbrëmjen e sotme një takim të strukturave drejtuese të PD-së, ku merrnin pjesë dhe anëtarë të Grupit të Rithemelimit.

Në takim është debatuar dhe diskutuar për gjetjen e konsensusit për një kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet e 6 marsit dhe këtë kandidaturë t’ua imponojnë drejtuesve të PD-së në Tiranë si dhe grupit të rithemelimit.

“Duhet të fitojmë bashkinë e Lushnjes. Ne duhet ti imponohemi Tiranës dhe jo Tirana të na imponohet ne çdo herë. Në rast se dalim me dy kandidatë propabiliteti nuk do jetë i madh. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë kanë dëshirë të fitojnë bashkinë e Lushnjes. Sot për mustaqet e Çelos duhet të gjejmë një demokrat. PD nuk ka kohë të humbasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po na shterojnë resurset. Nuk duhet kurrësesi që dy demokratët të zihen me njëri-tjetrin. Do të kandidojë në siglën e PD. Nuk ka demokrat pak blu dhe më shumë blu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?