Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zija Çela: Është koha të flasësh, po heshte kthehesh në dele e ujku të përpin…

Forum E premte, 2 Tetor 2020 22:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ujk kurrsesi, por as dele…

Nga Zija Çela –

I dashtun mik, patjetër do ta ruaj intimitetin që më besove dhe anonimatin tënd. Por ti dëshiroje një përgjigje prej meje.

Me sa kuptova, kjo është pyetja që të mundon: Përballë realitetit ekonomik, politik e social, qytetari i thjeshte a duhet te gjeje mënyrën për t’u shprehur, apo t’i gëlltisë në heshtje pakënaqësitë e veta?

Unë po them se njeriu e ka gjetur një rrugë, ku shumëçka vetasgjësohet. Dhe ky krematorium është harresa. I bën mirë harresa njeriut? Ka lloj-lloj harresash, prandaj vështrimi shkencor u lihet specialisteve, ndërsa ne japim thjesht opinion.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas meje, njëfarë makinë e gjallë është njeriu. Dhe kjo makinë e gjallë që prodhon lëvizje, mendim, fjalë, sekrecione, kollitje, krime të përbindshme, ka skapamentot e saj për të shkarkuar fëlliqësitë fiziologjike, por jo pisllëkun shpirtëror. Kam një lutje për ty, mos pandeh se ngaqë nuk shihet me sy, gjithë çfarë është e kalbshme kalbet menjëherë, prandaj nuk kemi përse të alarmohemi. Po të mendosh kështu, gabohesh. Repartit të kalbjes në varreza, i paraprin këtej reparti i ndotjes në të gjallë. Thonë se asnjë cikël nuk mund të mbyllet ndokund, nëse nuk ka filluar diku tjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të ndalemi pak këtu.

Nga pandeh, zotrote, se i vjen ndotja shoqërisë? (Për të mos thënë në përgjithësi njerëzimit.) Në krahasim me fajet që përfundojnë në gjykatë, ndotja më e madhe i vjen nga fajësitë që kurrë nuk paditen. Nuk paditen sepse fshihen. Aq fshihen e fshihen, sa nuk ka burrë nane ta thotë sa shumë dhe sa llahtarshëm fshihen në vendin tonë! Dhe për nga përhapja, këta janë shumëfish në numër. Sepse, përveç autoreve të drejtpërdrejtë, për interesa të pista, ndërvarësi korrupsioni e qëllime pushteti, në fshehjen e fajësive implikohen politikanë, prokurorë e gjykatës, deputetë e zyrtarë të lartë, miku e shoku, gjithfarë bërlloku. Shkurt fjala, duke e përpunuar e stërholluar, këtë fshehje e kemi ngritur në rang institucioni.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Pa qenë prift as unë e as ti, çdo figurë krimi mbart edhe kuptimin religjioz, atë të mëkatit dhe të mëkatarit. E ky kuptim na zbret në burim. E pyeti Zoti dikur Adamin, përse e hëngre mollën e ndaluar? Më tha Eva, u përgjigj shpejt e shpejt ai. E pyeti Zoti atëherë Evën, përse e hëngre mollën? Më tha gjarpri, ia priti po aq shpejt ajo.

Mos vallë çifti i botës së ardhshme u ndodh në trevat tona, kur i dha këto përgjigje?!.. Sidoqoftë, kaq iu desh Hyjit që të vinte në provë dobësinë e krijesës së vet. As burri, as gruaja nuk e kthyen gishtin nga vetja, por nga tjetërkush. A thua qysh atëherë njeriut nuk i pëlqen të mbajë përgjegjësi?! A thua qysh atëherë e kultivoi dalëngadalë Harresën, atë krematoriumin ku asgjësohet bërlloku shpirtëror, përgjegjësitë e fajësitë kriminale, por edhe pakënaqësitë e gëlltitjet e qytetarit qyqar?!.. Nuk jam i sigurt, me përjashtim të një urtësie: Kur hyn ujku në vathë, mbyt disa dele njëherësh, megjithëse për të ngrënë vetëm njëra do t’i mjaftonte. Ja përse po heshte shpesh, vjen koha që kthehesh ne dele, dita kur të përpijnë me mish, me eshtra e me lesh. Sa për alternativen ose ujk ose dele, kuptohet se është jashtë gjykimit të shëndoshë.

Tani është radha jote të flasësh. E fol pra, se mbyllja e gjate ndjell kalbëzimin. Aq më tepër që, po mungoi dialogu, nuk mjafton kurrë një përgjigje e vetme. Sa herë të vërtetës i vihet cak me autokraci, ka shanse që ajo të bëhet pluhur e hi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.