Zjarr i madh në Peshkopi, digjet i gjithë pallati – banorët shpëtojnë pa lëndime

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat në qytetin e Peshkopisë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Flakët nisën rreth orës 02:00 nga kati i tretë i ndërtesës dhe u përhapën me shpejtësi, duke djegur të gjithë objektin.

Fatmirësisht, banorët u evakuuan në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Pamjet nga vendngjarja tregojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe policisë, të cilat arritën të shmangnin një tragjedi njerëzore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në shpërthimin e flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?