Zjarri i madh në Priskë të Tiranës. Reagon Presidenti Meta: Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për mos ndërhyrjen e institucioneve në shuarjen e flakëve të zjarrit në Priskë të Tiranës.

Kreu i shtetit shprehet se “është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi.”

Teksa ka publikuar video nga flakët që kanë përfshirë kurorën e gjelbër të Tiranës, Presidentit u bën thirrje autoriteve që të ndërhyjnë.

“Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.
U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/378698213144339

SHKARKO APP