Zonat e përmbytura, Sali Berisha: Do shkoj drejt Shkodrës

Situata në Shkodër është mjaft problematike për shkak të motit të keq, ku ka pasur dhe banesa të përmbytura. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha niset drejt këtij qyteti për të dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve të prekur nga situata e përmbytjeve

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të PD-së.

Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shkodër, ka rreth 1855 ha sipërfaqje toke të përmbytur. Qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi. Për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallëkut, mbeturinat e saj janë përplasur me urën ekzistuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?