Zv/presidentja e SHBA, Kamala Harris do të vizitojë Poloninë
SHBA ka dënuar me çdo sanksion të mundshëm Rusinë, por siç edhe është thënë më herët, nuk ndërhyn në Ukrainë me ushtri. Por Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë në Poloni zv/presidenten Kamala Harris.
Udhëtimi vjen pas mbështetjes së vazhdueshme të Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, ndërkohë që kjo e fundit futet në një fazë të re të rrezikshme të pushtimit rus.
Po ashtu udhëtimi i Harris vjen pas vizitës në Këshillin e Sigurimit të Mynihut në Gjermani, ku u takua me aleatët dhe partnerët e SHBA-së, përfshirë Presidentin e Ukrainës Zelensky.