Agravohet situata, të shtëna me armë në Zveçan
Nuk pranuan që të largoheshin në paqe, kështu që rruga e vetme që mbeti ishte ajo me forcë. KFOR ka ndërhyrë në Zveçan të Kosovës për të shpërndarë protestuesit serbë të mbledhur përreth godinës së komunës.
“Ju po shkaktoni trazira. Po rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i anëtarëve të misionit paqeruajtës.
Nuk kanë munguar as gazi lotsjellës, flakët dhe shtëllungat e tymit që kanë përfshirë zonën gjatë përleshjeve të dhunshme. Janë dëgjuar edhe sirena dhe madje të shtëna me armë zjarri.