Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 09:01 Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike! Kryeministri Rama ishte i prerë sot, (e hënë) kur iu drejtua publikisht drejtuesve të policisë së shtetit: “Nuk do të ketë asnjë zgjidhje politike!…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Rajoni E shtunë, 1 Nëntor 2025 14:36
Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta mes partive dhe sa të bindur do të jenë këta votues?

Kush kë do të mbështesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, dhe a mundësi që mbështetja e mundshme ndërmjet partive të ndryshme të përcaktojë se kush do të bëhet kryetar komune në një komunë të caktuar – është pyetja kryesore në prag të 2 nëntorit, ditës kur 33 komuna të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Shkupin, do ta zgjedhin kryetarin e tyre.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Në rundin parë të zgjedhjeve më 19 tetor, të gjitha komunat zgjodhën përbërje të re të këshillave, ndërsa kryetarë komunash u zgjodhën në 44 prej tyre. Por, në komunat që gjatë fushatës u vlerësuan si më garë më të ngushtë dhe që ngjallën interes më të madh te publiku, votuesit do të vendosin më 2 nëntor.

Qendra dhe Karposhi në Shkup, por edhe Kërçova, Tetova, Struga dhe Koçani, janë ndër komunat që analistët politikë i përmendin si interesante për t’u ndjekur, dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk hynë në balotazh mund të jenë vendimtarë për fitore ose për përmbysje.

Sa i dëgjojnë anëtarët partitë për kë të votojnë?

Analisti dhe kryetari i Institutit BIRS, Xhelal Neziri, mendon se është e vështirë për partitë të kontrollojnë votuesit dhe t’i ridrejtojnë për kë të votojnë. Sipas tij, është dëshmuar se kjo nuk funksionon as në rundin e parë në komunat ku ka pasur marrëveshje partiake publike apo të fshehta për bashkëpunim, prandaj vlerëson se do të jetë edhe më e vështirë ta arrijnë këtë në balotazh.

“Në rundin e parë ishte shumë më e lehtë të orientoheshin votat drejt kandidatëve të partive të tjera, sepse votohej edhe për përbërjen e këshillave, pra për vetë partitë. Në rundin e dytë votohet vetëm për kandidatët për kryetar komune, kështu që do të jetë shumë e vështirë të bindësh votuesit të dalin dhe të votojnë verbërisht për një kandidat që nuk është i tyre”, thotë Neziri për Radio Evropa e Lirë (REL).

Megjithatë, ka disa kategori votuesish, ashtu siç ka dallime midis partive – disa i kontrollojnë më shumë, disa më pak, anëtarët e tyre, mendon analisti politik Petar Arsovski.

“Kjo varet nga baza e partisë. Ka mbështetës partiakë që do të votojnë për kandidatin e partisë – këta janë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në komunikimin me strukturat partiake lokale. Por, ka edhe simpatizantë që zakonisht votojnë për një parti të caktuar. Kur nuk votojnë për atë parti, qëndrojnë në shtëpi, dhe është e vështirë që ata të kalojnë nga një kandidat te tjetri”, shpjegon Arsovski për REL.

Ai shton se “vetë struktura e partive” ka rol, sepse tradicionalisht partitë e djathta dhe mbështetësit e tyre janë më të disiplinuar sesa ato të majtat.

Kërçova dhe Tetova – a do të bashkëpunojnë VMRO-DPMNE dhe VLEN kundër AKI?

Tetova dhe Kërçova janë qytetet që Arsovski i përmend si vende ku, pa koalicion ndërmjet partive, zgjedhja e kryetarit të komunës do të jetë e vështirë.

Në Tetovë, do të përballen kandidatët e dy blloqeve shqiptare – Bilall Kasami nga koalicioni qeverisës VLEN, dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Dallimi në rundin e parë ishte më pak se 4.000 vota në favor të Kasamit. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kishin kandidatët e tyre. E Majta (Levica) kishte dhe fitoi rreth 3.300 vota. Socialdemokratët deri tani nuk kanë dhënë mbështetje për asnjërin, ndërsa VMRO-DPMNE edhe në rundin e parë bëri thirrje të votohej për Kasamin, i cili është partner i tyre në nivel qendror.

Megjithatë, deklaratat ndërmjet dy rundeve nga përfaqësues të VLEN-it, përfshirë edhe vetë Kasamin, për zgjedhjet në Kërçovë, kanë lëkundur marrëveshjet e koalicionit brenda strukturës qeverisëse.

Në Kërçovë, qytetarët do të zgjedhin midis kryetarit të tanishëm nga BDI-ja, Fatmir Dehari, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski.

Kasami, i cili në një intervistë për mediat shqiptare aludoi për një mbështetje të mundshme ndaj Deharit, më pas u tërhoq, duke thënë se deklarata ishte keqinterpretuar dhe se ishte bërë në një moment kur kundërshtari politik po përpiqej të luante me kartën etnike.

Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, i cili pas rundit të parë kishte rreth 6.000 vota më shumë se Dehari, në një fjalim publik falënderoi votuesit e opozitës LSDM dhe E Majta, ndonëse partitë, të paktën publikisht, nuk bënë thirrje për ta mbështetur.

Karposhi dhe Qendra – më të pasigurtat në Shkup

Përveç këtyre, një garë interesante pritet edhe në disa komuna të Shkupit.

Në Karposh do të përballen kryetari i tanishëm nga GROM, Stevço Jakimovski, dhe Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE, i cili në rundin e parë kishte epërsi të ngushtë prej rreth 1.500 votash.

Kandidatët që u eliminuan deri tani nuk kanë dhënë publikisht mbështetje për asnjërin. Por, shifrat tregojnë se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Kandidatja e LSDM-së mori 3.800 vota, kandidati i partisë E Majta rreth 2.800, ndërsa kandidatja e pavarur Nevena Gjorgievska rreth 2.600 vota.

Në Qendër, Goran Gerasimovski nga LSDM hyri në rundin e dytë me një epërsi prej rreth 2.800 votash ndaj Miroslav Labudoviç nga ZNAM. VMRO-DPMNE nuk kishte kandidat të vetin, por e mbështeti Labudoviç.

E Majta ende nuk është shprehur, ndërsa nga Të Pavarurit e Bashkuar, kandidatja e të cilëve Biljana Ivanovska mori rreth 4.400 vota (20%), thanë se nuk do të bëjnë thirrje për askënd, sepse “çdo votues është i vetëdijshëm, përgjegjës dhe ka të drejtë të vendosë vetë”.

“Mbështetja nga ata që u eliminuan në rundin e parë është e rëndësishme në të dy komunat, por më e rëndësishme në Karposh. Në Qendër, votuesit e Ivanovskës nuk janë të lidhur me ndonjë parti, dhe diferenca midis Gerasimovskit dhe Labudoviçt është më e madhe – nuk është e ngushtë si në Karposh. Kështu që, në Qendër matematika është e dobët, ndërsa në Karposh mund të bëjë diferencë”, shpjegon Arsovski.

Edhe Qyteti i Shkupit do të zgjedhë kryetarin më 2 nëntor – shkupjanët do të votojnë midis Orce Gjorgievskit (VMRO-DPMNE) dhe Amar Mecinoviç (E Majta). Gjorgievski hyri në rundin e dytë me mbi 60.000 vota epërsi, por E Majta dhe kandidati i saj bëjnë thirrje për “veprim kolektiv” dhe besojnë në një përmbysje.

Kush e fiton Koçanin?

Tragjedia në Koçan, ku në mars në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, e ktheu vëmendjen e publikut drejt këtij qyteti gjatë zgjedhjeve lokale.

Në balotazh, qytetarët e Koçanit do të zgjedhin midis Venko Krstevskit, ushtrues detyre dhe kandidat i pavarur, dhe Vllatko Grozdanovit nga VMRO-DPMNE. Më 19 tetor, Grozdanovi fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski.

LSDM, kandidati i së cilës Igor Hristov ishte në vendin e tretë me 2.400 vota, deri tani nuk ka dalë me qëndrim publik për mbështetje.

Aleancat kalimtare, jo të përhershme

Cilado qoftë kombinimi dhe mbështetja ndërpartiake për balotazh, analisti Arsovski thekson se “koalicionet kalimtare” nuk duhet të shihen si përcaktim i qëndrueshëm politik.

“Këto janë marrëveshje që bëhen për një komunë të caktuar, për një kandidat konkret dhe zgjasin aq sa zgjasin zgjedhjet lokale”, thekson Arsovski.

Nga 44 komunat në balotazh, më shumë përballje do të ketë midis VMRO-DPMNE dhe LSDM – në 16 sosh.

Koalicionet brenda bllokut shqiptar, AKI dhe VLEN, do të përballen në tri komuna. Në komunat e tjera, këto parti dhe koalicione do të garojnë me ndonjë parti tjetër ose me kandidatë të pavarur.

Në katër komuna – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, zgjedhjet për kryetar komune u anuluan dhe do të shpallen të reja, sepse nuk u arrit cenzusi i pjesëmarrjes së të paktën një të tretës së votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

/REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 2 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 11 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 11 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 16 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.