Diskutimet për draft-statutin e Asociacionit, pse opozita nuk u takua me presidenten Osmani?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ftoi partitë opozitare në takim për të marrë komentet e tyre për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Përveç kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ajo nuk takoi liderët e AAK-së dhe PDK-së. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk u takua me presidenten, pasi kjo e fundit u vonua në takim.

“Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, u tha nga partia opozitare. Ndërkohë, arsyet e mostakimit me Osmanin i tregoi edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Nuk besoj që na takon neve si liderë politikë që të lëshohemi në rolin e analistëve dhe të diskutojmë se çka është mirë dhe çka është keq, pa pasur mundësi që ta afektojmë në çfarëdo formë një rezultat ndërlidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, së pari Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të tregojë për qëndrimet e tij për draftin e Asociacionit të propozuar nga pesëshja diplomatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?