Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 21:01 Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë Vllaznia fitoi 0-1 ndaj Partizanit në javën e 12-të të Abissnet Superiore, falë një penalltie të Bekim Balajt, dhe u ngjit në vendin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eurodeputetja greke Bakoyannis në KiE: Kosova progres real, Asociacioni është përtej mbulimit tonë

Rajoni E martë, 16 Prill 2024 19:01
Eurodeputetja greke Bakoyannis në KiE: Kosova progres real, Asociacioni është përtej mbulimit tonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eurodeputetja greke, Dora Bakoyannis e ka arsyetuar në Asamblenë Parlamentare raportin e përpiluar nga ajo që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ajo tha se Asambleja Parlamentare e KiE do ta trajtojë “një çështje shumë të komplikuar, të pasur me nuanca, të cilën mund të mos e kemi pasur asnjëherë para kësaj Asambleje”.

Bakoyannis tha se “përkundër mangësive të konsiderueshme në implementim, rregullat juridike të Kosovës janë përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Ajo tha se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “përtej” mbulimit të saj, ndërsa përmendi lëvizjet e Kosovës për implementimin e aktgjykimit për Manastirin e Deçanit dhe për çështjen e shpronësimit të pronave të serbëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kosova mund të shihet si demokraci funksionale, parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut të përligjura në Kushtetutë”, tha Bakoyannis. “Zgjerimi i juridiksionit të Gjykatës Europiane drejt Kosovës do të kontribuonte në masë të konsiderueshme për respektimin e të drejtave të njeriut”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duke marrë parasysh edhe situatën e përkeqësuar të të drejtave të njeriut, sidomos përsa i përket të drejtave të pakicave, kam dashur të sigurohem që autoritetet në Prishtinë të jenë të gatshme të vazhdojnë me reformat themelore për përmirësimin e mbrojtjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kam identifikuar tri çështje të mbetura kryesore ku ka qenë i nevojshëm veprimi i menjëhershëm. Pra, implementimi i akgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, shpronësimi i ligjshëm i pronave të pakicës serbe dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha raportuesja.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Para 5 orësh
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

Para 11 orësh
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Para 12 orësh

Bakoyannis tha se përkundër se ishte parlajmëruar se “nuk mund të pritet progres në asnjë nga këto çështje”, shtoi se “progresi real është vërejtur”. “Këtu qëndroj para jush me krenari për t’ju informuar që Asambleja Parlamentare ka arritur ta zgjidhë atë që është identifikuar si një prej rasteve më të rëndësishme të shkeljeve të sundimit të së drejtës, implementimit të vendimit nga gjykata më e lartë e Kosovës në pritje që nga viti 2016 që do t’ia rikthente pronën manastirit më të rëndësishëm serb në rajon dhe kjo përfaqëson fitore të madhe për sundimin e së drejtës, të drejtat pronësore të serbëve dhe të drejtat e pakicës”, tha ajo.

Bakoyannis tha se “çdo rast i shpronësimit të paligjshëm të tokës do t’i nënshtrohet kontrollit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”. Më pas, u ndal të flasë për Asociacionin, si “një prej çështjeve më të rëndësishme të hapura për të drejtat e pakicave në Kosovë”. “E shoh themelimin e Asociacionit si çështje e njëanshme, vendore e Kosovës që ndikon vetëm te qytetarët e Kosovës. Duke e pasur këtë parasysh kam bërë çdo përpjekje drejt materializimit të saj. Fatkeqësisht, kjo çështje nuk ka arritur të negociohet”, tha ajo.

Bakoyannis theksoi se marrëveshja e fundit e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thotë se “çdo lloj negociate për themelimin e tij duhet të bëhet në kaudër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. “Si rezultat, Asociacioni, fatkeqësisht, është përtej mbulimit tonë, edhe nëse Komiteti i Ministrave inkurajohet fuqimisht që ta marrë parasysh këtë çështje”, tha ajo. “Shpresoj që sot Asambleja Parlamentare do ta nënvizojë nevojën për t’i sjellë nën ombrellën demokratike të KiE 2 milionë europianë të tjerë, për t’i mbrojtur ata nga shkeljet dhe për të mos lejuar rrezikimin e jetës së tyre”, tha në fund raportuesja.

Etiketat e lidhura

Bakoyannis
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë
Para 2 minutash

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 23 minutash

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond
Para 37 minutash

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol
Para 1 ore

Cardinale flet për mercato Milan: Endrick top, Rabiot simbol

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 21 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
20 Nëntor 2026, 20:37

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 5 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.