”Greqia gati të shpall njohjen e pavarësisë së Kosovës”, Gërvalla: Do hapim ambasadë në Poloni
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dhënë sot lajmin e mirë, se Greqia shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Mund të them se ka disa lëvizje në drejtim të duhur, po ashtu jam e bindur që Greqia mund të lëvizë drejt njohjes së Kosovës. Nuk ka më arsye siç kanë qenë, kemi disa përafrime e vizita që i kemi pasur”, tha Gërvalla-Schwarz.
Ministrja tha se Kosova për herë të parë do të hapë ambasadë në Poloni. “Mund të them se për herë të parë do të kemi ambasadën ose konsullatën zonë në Poloni. Kemi kryer të gjitha procedurat dhe jemi ftuar që ta sigurojmë objektin dhe procedurat tjera diplomatike. Nuk jemi në dijeni nëse edhe Polonia do ta bëjë edhe në Kosovë, pra nëse do ta hap edhe Polonia në Kosovë”.