Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kërcimi i Italisë mbi vullkan. Italia akoma pa qeveri

Forum E premte, 6 Gusht 2021 10:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare ende nuk ka asgjë të re nga Italia lidhur me krijimin e qeverisë. Grupimet populiste të Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe konservatorët e djathtë bllokojnë vazhdimisht njëri-tjetrin. Socialdemokratët që kanë qeverisur deri më tani u goditën rëndë në këto zgjedhje dhe kanë ngrirë në opozitë. Të gjitha përpjekjet për ndonjë formë koalicioni mes protestuesve, radikalëve të djathtë dhe më të moderuarve kanë dështuar. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella vëren me zhgënjim, se të gjitha përpjekjet e tij kanë shkuar dëm, sepse asnjë nga palët nuk do të afrohet, por këmbëngul në pozicionin e saj.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 8 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 9 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 14 orësh

Përpjekja e fundit para zgjedhjeve të reja

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lëvizja e Pesë Yjeve kërkon zgjedhje të reja në qershor. Radikalët e djathtë duan më mirë të presin deri në fund të vitit. Secila parti ka kalendarin e saj me të cilin llogarit, se kur do të ishin shanset më të mira për të kapur shumicën në parlament. Presidenti Mattarella nuk është fort entuziast për zgjedhje të reja. Ai e ndjen zhgënjimin e shumë italianëve, që jo pa të drejtë thotë, se zgjedhjet e reja do të sillnin ndoshta të njëjtin rezultat, pra një blokadë të re. Nga ana tjetër zgjedhjet e reja shihen si shpërdorim i panevojshëm parash. E shteti italian i mbytur në borxhe nuk ka para për të dhuruar.

Për këtë arsye të hënën (07.05) presidenti italian ndërmerr përpjekjen e fundit për të sjellë në tryezën e negociatave si populistët e majtë ashtu edhe ata të djathtë me socialdemokratët. Ende shpresohet për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe socialdemokratëve, ose me pjesë të kësaj partie në rrënim e sipër. Por edhe një koalicion mes „lëvizjes” dhe partisë Lega Nord nacionaliste mund të mendohej. Për këtë duhej të sakrifikohet personi që lëviz fijet në prapaskenë, Silvio Berlusconi. Por 81 vjeçari nuk është i gatshëm të largohet nga skena.

Nëse edhe kjo tentativë e fundit dështon, atëherë presidenti italian mund të vendosë një qeveri teknokrate që mund të miratojë buxhetin e vitit 2019 dhe të përgatisë zgjedhjet e reja në pranverën e ardhshme. Por edhe teknokratët duhet të përballën me mocionin e votëbesimit në parlamentin e përçarë italian. Një mundësi tjetër është që kryeministri në detyrë, Paolo Gentiloni të vazhdojë të jetë në detyrë, por pa shumicë parlamentare. Kjo e bën shumë të vështirë miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Tregje ende të butë

Këtë cirk politik Italia e vazhdon, vetëm sepse për momentin ekonomia italiane po përfiton nga disa filiza të rritjes ekonomike. Tregjet financiare nuk kanë reaguar me panik ndaj pokerit të koalicioneve në Romë. Edhe normat e interesit për rifinancimin e kredive janë të përballueshme. Por për tregjet dhe eurozonën Italia është një vend i rëndësishëm, prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte një qeveri e përkohshme. Ajo do të krijonte idenë e stabilitetit e do dukej më e besueshme se një përzierje e të djathtëve e të majtëve. Nëse populistët euroskeptikë vijnë në pushtet, atmosfera e qetë e deritanishme në tregje mund të ndryshojë.

Riegert Bernd Kommentarbild App

E nëse tregjet nuk kanë besim tek Luigi Di Maio i Lëvizjes së Pesë Yjeve apo tek Matteo Salvini i Lega Nord atëherë vendi rrezikohet nga kriza financiare. Borxhet e larta nuk mund të rifinancohen, ombrella e shpëtimit të euros duhej të aktivizohej. Kjo pasiguri rritet po të mendosh që do vijë një moment e Banka Qendrore Europiane do të rrisë normat e interesit, gjë që sjell automatikisht rritjen e obligacioneve shtetërore italiane. BE duhej kështu të mbështeste Italinë me qindra miliarda. Shpëtimi i Greqisë do dukej në një rast të tillë si një ushtrim i lehtë.

Italia kërcen kështu mbi një vullkan virtual, që sillet si Vezuvi: Ende ai hesht, por llava mund të shpërthejë në çdo moment.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.