Kolonel Elshani: 55 a*mëjanë konfiskuar që nga sulmi terr*rist i 24 shtatorit

Zv/drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se bastisja në Zveçan tanimë ka mbaruar, ndërsa ajo në Mitrovicën Veriore është duke vazhduar ende.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është duke asistuar në këto dy raste të bastisjeve, e që kanë të bëjnë me dy farmaci. Ndërsa për pesë zollat e gjetura afër Manastirit të Banjskës, ai ka thënë se ato janë pjesë e sulmit terrorist të 24 shtatorit. “Nuk mund të jap detaje, rasti është pjesë e hetimeve”, ka thënë ai.

“Shtatë ose tetë i kanë gjuajtur, 50 i patëm konfiskuar, edhe pesë këto bëhen gjithsej 55 që i kemi konfiskuar, është një numër i madh që i kemi konfiskuar gjatë operacionit të Banjskës, të cilat janë shumë të rrezikshme”, ka theksuar kolonel Elshani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?