Kriminelët që sulmuan Veriun, por serbët në Zveçan ndezin qirinj për viktimat

Serbët e Zveçanit janë mbledhur për të ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit të organizuar ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë.

Ka shkuar në 8 numri i të arrestuarve në Kosovë, ndërsa është sekuestruar dhe një tjetër arsenal armësh në fshatin Banjskë të Zveçanit ku dhe të dielën e 24 shtatorit grupet e armatosura serbe qëlluan policinë duke vrarë efektin Afrim Bunjaku dhe plagosur 3 policë.

Dy arrestimet e fundit u bënë mbrëmë në një hotel të fshatit pasi në automjetin të cilin drejtonin iu gjet një sasi e madhe armësh të llojeve të ndryshme.

Policia informoi sot se po mbrëmë kishte sekuestruar një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe armatimi.

SHKARKO APP