Nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, çelet rruga për në BE

Pas votimit në Kuvend, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kanë nënshkruar ditën e sotme në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar vjen një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

Në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore, Kuvendi miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës. Kjo marrëveshje çel rrugën e Shqipërsë dhe Maqedonisë së Veriut drejt rrugës në BE.

SHKARKO APP