Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 17:53 Rama për “Pasqyrë Albania”: Me një klik, qytetarët ndjekin investimet e shtetit! Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ekspertët e AKSHI-t, të cilët janë angazhuar në zhvillimin dhe konfigurimin e platformës së re “Pasqyrë Albania”,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reagon BE për deklaratat e Serbisë lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër

Aktualitet E martë, 11 Gusht 2026 14:27
Reagon BE për deklaratat e Serbisë lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se deklaratat e zyrtarëve serbë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper, tha më 11 gusht në një konferencë për media se çështjet e hapura ndërmjet dy palëve mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

“Gjithashtu rikujtojmë se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane”, tha Hipper.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra nga zyrtarët në Kosovë dhe u pasua edhe nga një përplasje publike ndërmjet zyrtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë.

Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas hyn në Kosovë, ku furnizon liqenin artificial të Ujmanit.

Rreth dy të tretat e këtij liqeni ndodhen në territorin e Kosovës.

Uji nga sistemi i Ujmanit dhe Ibër-Lepencit furnizon shtatë komuna, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, të cilat prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Kosovë.

Ekspertët që kanë folur më herët për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se devijimi i rrjedhës së Ibrit është teknikisht i mundshëm, por do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe, nëse do t’i shkaktonte dëme Kosovës, do të binte ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

Serbia është nënshkruese e Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 për përdorimin e rrjedhave ujore ndërkombëtare për qëllime të tjera përveç lundrimit.

Kjo konventë përcakton, mes të tjerash, parimin e shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, si dhe detyrimin për të mos u shkaktuar dëme të konsiderueshme shteteve të tjera. Kosova nuk është palë në këtë konventë, pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara./REL

Mund t'ju interesojë

Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Para 52 minutash
Flakët shkrumbojnë banesën, familja mbetet pa strehë dhe kërkon ndihmë!

Flakët shkrumbojnë banesën, familja mbetet pa strehë dhe kërkon ndihmë!

Para 1 ore
Shkencëtarja e Universitetit të Kembrixhit mes viktimave të aksidentit hekurudhor në Spanjë

Shkencëtarja e Universitetit të Kembrixhit mes viktimave të aksidentit hekurudhor në Sp...

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

bedeklarataIbërserbi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për “Pasqyrë Albania”: Me një klik, qytetarët ndjekin investimet e shtetit!
Tani

Rama për “Pasqyrë Albania”: Me një klik, qytetarët ndjekin investimet e shtetit!

Dita e 20-të e protestës, pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
Para 24 minutash

Dita e 20-të e protestës, pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryem...

Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!
Para 52 minutash

Makina del në trotuar dhe përplas për vd*kje këmbësoren!

Ernest Muçi dhuron spektakël në Turqi, gol dhe asist në triumfin e Trabzonspor
Para 1 ore

Ernest Muçi dhuron spektakël në Turqi, gol dhe asist në triumfin e Trabzonspor

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 20 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 10 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 6 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

4 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 20 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.