Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reagon Gjermania: Rrezik populist italian për BE

Forum E hënë, 9 Gusht 2021 03:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rrezik populist për BE, shkruan radio gjermane shtetrore DW:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qeveria populiste në Itali nuk ra nga qielli, por e zgjodhën. Programi qeveritar i saj përmban forcë shpërthyese për BE. Si do të vejë puna më tej?    

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Italianët nuk kanë besim si parim te politikanët, të cilët ata i quajnë me përbuzje “kastë”. Politikanët italianë bëjnë rrallë atë që kanë premtuar në fushatën elektorale. Tani erdhën me të vërtetë në pushtet populistët nacionalistë të së majtës dhe të së djathtës. Ata premtojnë ndryshim historik, një revolucion, preokupim të vërtetë për qytetarët. Nuk vlejnë më ligjet e dikurshme? Apo koalicioni i ri pa përvojë, por me besim shumë të madh te vetja nuk do t’i kujtojë shpejt më synimet ambicioze dhe pjesërisht të rrezikshme të marëveshjes së koalicionit? Edhe po të tingëllojë e çuditshme, do të ishte në interesin e Italisë dhe e dëshirueshme për Evropën, që mekanizmat e vjetra të funksionojnë ende dhe që revolucioni nacionalist të dështojë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një kryeministër si fletë fiku

Kryeministri No-Name, një jurist i administratës, shpresojmë që do të kujdeset që t’u pritet maja përfytyrimeve më radikale të populistëve. Nëse profesori Giuseppe Conte nuk do të arrijë të ecë në rrugën e ngushtë të kompromisit midis ekstremeve, atë do ta zëvendësojnë shpejt.

Të dy udhëheqësit partiakë të lëvizjes së protestës “5 yje” dhe nacionalistët e “Lega”-s u kanë premtuar mbështetësve të tyre gjëra të pabesueshme: taksa më të ulëta, shërbime sociale, dalje herët në pension, pjesërisht me kredi. Prirësit e kopesë Di Maio i 5 Yjeve dhe Salvini i Legas do të përpiqen që ta bëjnë marionetë të tyre kryeministrin dhe ta shpërdorojnë atë si fletë fiku për makinacionet e tyre populiste.

Frazat boshe nuk janë program

“Italia e para” është thirrja boshe e betejës e zotërinjve të rinj në Romë. Kjo e bën të dridhet çdo evropian që preferon kompromisin. Po ta kërkojnë të gjithë këtë, nuk mbetet shumë nga solidariteti i popujve. “Askush nuk duhet të ketë frikë nga ne”, buçet kryetari ekstremist i djathtë i Legas, Matteo Salvini. Por frikë duhet të kesh. Për BE njeriu mund të ketë frikë, sepse populistët mund ta bëjnë shpejt të lëkundet Eurozonën me një politikë të papërgjegjshme financiare.

“Italia nuk është Greqia” thonë pjesëtarët e koalicionit në Romë. Kjo është e saktë. Italia, njëra nga vendet që ka themeluar BE është shumë më e madhe se Greqia, por ka edhe borxhe që i kalojnë kufijtë. Do të ishte thuajse e pamundur që t’i shpëtosh italianët me një ombrellë shpëtimi si grekët.

Monedhën Euro dhe “komisarët e kursimit” gjermanë i konstatuan si burimin e gjithë të këqijave në fushatën elektorake populistët. Nuk përjashtohet që ata të nisin qëllimisht një krizë financiare, për të shpëtuar nga Euroja. Brenda natës Italia mund të fusë një monedhë paralele dhe ta katapultojë veten nga Eurozona. Tregjet financiare, populistët thjesht duan t’i injorojnë. Banka Qendrore Evropiane ende ua mbron krahët Italisë dhe shteteve të tjera të dobëta me vërshimin e kapitalit. Pyetja që shtrohet është se sa gjatë do të vazhdojë kjo pa pasoja. Më e vonta kur BQE t’i ngrejë interesat, situata për Italinë mund të bëhet shpejt e parehatshme.

Paniku nuk bën dobi

Në politikën e migrimit dhe të azilit, Lega nacionaliste mund t’i minojë të gjitha vendimet e BE. Një sistem i përshtatshëm për ndarjen e refugjatëve bëhet edhe më i largët. Me përjashtim të mbylljes së kufijve dhe dëbimit të të huajve, Lega-s nuk i vete mendja për gjëra të tjera. Dhe këtu nuk duhet të ketë frikë njeriu? Premtimi i Matteo Salvini tingëllon bosh. Italia do të ndryshojë dhe do të përpiqet ta ndryshojë BE. Deri në ç’masë lejohet dhe mundet të afrohesh me radikalët e rinj?

BE gjithësesi nuk duhet të reagojë me panik. Sulme emocionante si ato të ministrit francez të Financave në fundjavë shkaktojnë më tepër të kundërtën. Ndaj kritikës së hapur nga jashtë, italianët reagojnë tepër të acaruar, dhe kështu reagojnë të gjithë, jo vetëm populistët. Edhe ky është një nga ligjet e politikës italiane.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.