Rikthehet rasti ”Babis”! Pagoi mijëra euro për ta vr*rë, më pas Naimi shkoi në varrimin e gruas

Si skenar filmi është krimi tragjik në Prishtinë dhe ngjarja me të drejtë të kujton rastin “Babis”. Piloti grek i cili vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare dhe e inskenoi si grabitje që kishte shkuar keq. Teksa në rastin e Babis Anagnostopoulos hetuesve iu desh një muaj për të zbuluar të vërtetën, në rastin e Murselit “shfaqja” zgjati shumë pak.

30-vjeçarja Liridona Murseli mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës. Ajo udhëtonte me makinë me burrin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë.

Por në rrethana të paqarta, teksa Naim Murseli mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje. Një ngjarje, rrethanat e së cilës që në fillim ishin të paqarta, por që me kalimin e orëve nisën të merrnin një tjetër kthesë.

Pa u bërë ende 48 orë nga ngjarja e rëndë, policia në Kosovë vuri në pranga dy persona, një prej të cilëve pikërisht burrin e saj Naim Murseli. I arrestuari tjetër është Granit Plava, “grabitësi” që qëlloi mbi të renë.

“Autori thotë se u pagua nga Naim Murseli për ta privuar nga jeta Liridonën”, shkruajnë mediat në Kosovë, duke shtuar se 33-vjeçari Naim Murseli dyshohet se e pagoi 30 mijë euro bashkëfshatarin e tij për të kryer vrasjen. Policia ka mundur të sigurojë pamjet kur dy autorët e dyshuar takohen para krimit. Edhe komunikimi i fundit në telefon i Murselit rezulton të jetë pikërisht me personin e pajtuar prej tij.

SHKARKO APP