​Sot në Maqedoninë e Veriut nis regjistrimi i popullsisë

Këtë të dielë nis regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive në Maqedoninë e Veriut. Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Drejtori i Entit, Apostoll Simovski thotë se institucioni të cilin ai e drejton është gati për ta zbatuar operacionin statistikor.

Zëvendësdrejtori Ilmi Selami thotë se askush nuk guxon të mbetet jashtë procesit të regjistrimit. “Askush nuk guxon të mbetet jashtë nga ky proces i madh statistikor sepse është mënyra e vetme për të dëshmuar se ekzistojmë. Për ata që friken nga përhapja e infeksionit, dua të potencoj se regjistruesit tanë maksimalisht do t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe protokollet e parapara për zbatimin e regjistrimit në kohë pandemie”.

Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator. Deri atëherë do të vlen edhe afati për regjistrimin e diasporës. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje.

SHKARKO APP