Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Stalini” brenda Erdoganit

Forum E enjte, 29 Prill 2021 09:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Gjatë 5 ditëve të fundit, 50 mijë zyrtarë ushtarakë, policë, gjyqtarë, gazetarë, qeveritarë dhe nëpunësit civilë janë arrestuar, pezulluar, ose pushuar nga puna. Njerëzit janë arrestuar dhe burgosur padrejtësisht dhe jo konform autoritetit ligjore. Madje nuk dihet as vendndodhja e tyre”…

Nga David L. Phillips*

“Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët.  Pas përpjekjes së dështruar për grush shteti javën e kaluar, Erdogan paralajmëroi se: “Ky veprim është tradhëti dhe ata do të paguajnë për këtë tradhëti”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kjo është një mirësi e madhe nga Zoti. Pse? Sepse do të na mundësojë që të pastrojmë forcat e armatosura, të cilat duhet të jenë tërësisht të pastra”.  Erdogan tashmë e ka shndërruar Turqinë në një gulag gjigand.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë 5 ditëve të fundit, 50 mijë zyrtarë ushtarakë, policë, gjyqtarë, gazetarë, qeveritarë dhe nëpunësit civilë janë arrestuar, pezulluar, ose pushuar nga puna. Njerëzit janë arrestuar dhe burgosur padrejtësisht dhe jo konform autoritetit ligjore. Madje nuk dihet as vendndodhja e tyre.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07

Çdo dekan universiteti, më shumë se 1500 të tillë, janë detyruar të japin dorëheqjen; ndërsa rreth 15 mijë mësues janë pezulluar nga puna.

Njerëzve u është ndaluar që të largohen jashtë vendit. Askush që ka një pasaportë zyrtare nuk mund të udhëtojë jashtë vendit. Punonjësve të institucioneve u duhet të marrin leje të veçantë për të udhëtuar jashtë shtetit.

Progresistët dhe “opozitarët” janë të rrezikuar. E kaluara e tyre po kontrollohet imtësisht dhe po hetohet për lidhje të mundshme me Fethullah Gylen, një predikues që jeton në Pensilvani dhe të cilin Erdogan e akuzon për komplotin e grushtit të shtetit.

Në horizont nuk duket asnjë zgjidhje. Ndërkohë Erdogani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muajt e ardhshëm.

Administrata e Obamës me të drejtë dënoi grushtin e shtetit. Grushti i shtetit nga ushtria nuk është rruga e duhur drejt demokracisë. Tani zyrtarët amerikanë janë kundër spastrimeve në Turqi dhe kanë reaguar ndaj tyre. Megjithatë, duhet thënë që reagimet nuk kanë qenë të ashpra.

Ndërkohë Sekretari i Shtetit, John Kerry paralajmëroi se: “Nuk duhet të ketë spastrime arbitrare, nuk duhet të ketë sanksione penale jashtë kornizës së sundimit të ligjit dhe jashtë sistemit të drejtësisë. Kerry tha gjithashtu se NATO do të vlerësojë veprimet e Turqisë. “NATO ka gjithashtu një kërkesë në lidhje me respektimin e demokracisë”. Ai la të hapur mundësinë për rishikimin e anëtarësimit të Turqisë në NATO.

Kur Erdogani sugjeroi që Turqia mund të rivendoste dënimin me vdekje, i shfuqizuar në vitin 2004, Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, paralajmëroi se: “Asnjë vend nuk mund të jetë partner dhe aleat me ne nëse rikthen dhe njeh vendimin me vdekje. Ajo gjithashtu shtoi se “Bëjmë thirrje për respektim të plotë të rëndit kushtetues të Turqisë dhe ne… vëmë theksin në rëndësinë e sundimit të ligjit. Turqia duhet të ketë respect për demokracinë dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

Paralajmërimet e Mogherinit me sa duket ka rënë në vesh të shurdhër. Organizatorët e grushtit të shtetit po torturohen dhe pamjet e torturave po shfaqen në televizione. Erdogan kërcënoi se do të varë në litar të gjithë ata që janë të përfshirë në tentativën për grusht e shtetit. Një ushtari të ri iu pre koka dhe pamjet e ekzekutimit të tij u shfaqën në mediat sociale. Nuk dihet edhe sa të tjerë janë torturuar ose vrarë.

Fakti me i rëndësishëm:  Erdoganit nuk i bëhet vonë për çfarë është thënë.  Ekspozimi i korrupsionit Erdoganit është e vetmja mënyrë për të ndikuar në sjelljen e tij.

Reza Zarrab, një shtetas turko-iranian me lidhje të ngushta me Erdoganin, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në maj. Prokurori i çështjes, Preet Bharara, premtoi se do të hetojë dhe do të bëjë publike mënyrën e pastrimit të parave dhe shitjet e arit nga Zarrab, të cilat shmangnin sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit.

Zarrab mund të dëshmojë kundër Erdogan, djalit të tij Bilalit dhe rrethit të ngushtë të Erdoganit. Prokurori i çështjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shpejtojë dhe të bëjë publike padinë ndaj Zarrab, si dhe të publikojë listën e përfituesve nga biznesi i tij i paligjshëm.

Pas publikimit të aktakuzës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vendosin sanksione ndaj të gjithë personave të implikuar në këtë çështje. Ato duhet të ngrijnë pasuritë e tyre jashtë shtetit dhe të ndalojë udhëtimin e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Historia na mëson se diktatorët injorojnë paralajmërimet jo kërcënuese. Hitleri dhe Musolini janë zgjedhur në mënyrë demokratike, ashtu sikundër Erdogan. Edhe ata ishin të pavëmendshëm ndaj presionit ndërkombëtar.

Paditë penale për korrupsion dhe disa sanksioneve të mirëmenduara janë të vetmet mjete në dispozicion për të lehtësuar pasojat e goditjeve gjithëpërfshirëse të Erdoganit.

*David L. Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në universitetin e Columbia. Ai ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Ekspert i Punëve të Jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administrative të presidentëve Klinton, Bush dhe Obama.  Artikulli është botuar në “Huffingtonpost”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 29 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 30 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 30 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.